Posto punë

Ballina / Punët / Frontend Developer

Frontend Developer

Communication Progress

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Ne jemi në kërkim të një Zhvilluesi Frontend, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e portaleve web.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të zhvillojë portale web dhe të sigurohet që të përmbushen kërkesat funksionale për aplikacionet.
  • Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar për kalimin e zhvillimeve.
  • Të ndjekë, së bashku me analistin, testimet dhe problematikat, duke u siguruar që ato të jenë të optimizuara.
  • Të përdorë metodologjitë agile dhe repozitorin Git për të siguruar që zhvillimi të jetë efikas dhe i koordinuar.
  • Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar të zhvillimit të software-it.
  • Të sigurohet që aplikacionet të përshtaten në mënyrë optimale për pajisje të ndryshme (desktop, tablet, celular).
  • Të krijojë dhe të përditësojë dokumentacionin teknik për kodin, duke përshkruar funksionalitetet e aplikacionit dhe për të mbështetur zhvilluesit.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet për Informatikë/Shkenca Kompjuterike ose degë të tjera të ngjashme.
  • Pjesë e rëndësishme është përvoja mbi 2 vite si Zhvillues Frontend.
  • Të ketë njohuri të mira mbi teknologjitë HTML, CSS, JavaScript, React.

Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?

  • Përvojë dinamike dhe zhvillim profesional
  • Vlerësim për iniciativën dhe mendimin kritik
  • Ambjent miqësor dhe bashkëpunues

Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë, duke përfshirë CV-në, në adresën: rekrutime@commprog.com.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4446225737/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme