Posto punë

Ballina / Punët / Freelance Content Creator

Freelance Content Creator

AlbCaptions

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Rreth AlbCaptions

AlbCaptions është platformë AI për transkriptimin dhe titrimin e videove, e ndërtuar posaçërisht për shqipen, në çdo dialekt.

Përdoret nga content creator-a, video editor-a dhe redaksi që përpunojnë orë të tëra material çdo javë.

Tani po lançojmë versionin e ri të platformës, me një editor të ri, përkthim, krijim klipesh, transkriptim live, plugin për Premiere dhe një platformë të dedikuar për ekipe dhe biznese.

Roli

Po kërkojmë një content creator freelance për të na ndihmuar të ndërtojmë praninë e AlbCaptions në LinkedIn.

Kërkojmë dikë që di të gjejë ide interesante, t’i kthejë në content që ia vlen të lexohet dhe të kuptojë çfarë funksionon në LinkedIn.

Çfarë do të bësh

  • Gjen dhe zhvillon ide për LinkedIn posts rreth AI, content creation, video, media dhe AlbCaptions
  • Shkruan postime, hooks dhe koncepte për content
  • Kthen funksionalitete dhe zhvillime të produktit në content interesant dhe të kuptueshëm
  • Eksperimenton me formate dhe kënde të ndryshme për të rritur engagement
  • Punon me designer-in për të kthyer idetë në postime vizuale
  • Ndihmon në ndërtimin e një content calendar dhe në planifikimin e postimeve
  • Analizon performancën e content-it dhe propozon ide të reja bazuar në atë që funksionon

Çfarë kërkojmë

  • Eksperiencë në krijimin e content-it për LinkedIn ose social media
  • Portfolio me postime ose shembuj content-i që ke krijuar
  • Kuptim të mirë të hooks, storytelling-ut dhe mënyrës si funksionon LinkedIn
  • Aftësi për të marrë një ide dhe për ta kthyer në content të thjeshtë, interesant dhe të vlefshëm
  • Interes për AI, tech, content creation ose media
  • Aftësi për të punuar shpejt, për të eksperimentuar dhe për të marrë feedback

Si funksionon

  • Kontratë freelance për projekt, me pagesë fikse
  • Punë online, me takime në Tiranë kur është e nevojshme

Si të aplikosh

Dërgo një email tek hello@albpcations.com:

  1. 2 deri në 3 shembuj të content-it tënd
  2. Linkun e profileve ku ke punuar, nëse ka

Punë në distancë: Po

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4467980468/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme