Posto punë

Ballina / Punët / Financier ne Zyren Nacionale

Financier ne Zyren Nacionale

SOS Children's Villages Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

POZICION VAKANTShoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin Financier

Lokacioni: Tirane

Roli i pozicionit:

Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare.

Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.

Kriteret e Kerkuara :

ü Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;

ü Minimumi 3 vite pervoje pune si Financier;

ü Eksperiencë në buxhetim, raportim, analiza financiare dhe procedura prokurimi;

ü Njohuri shume të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit;

ü Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;

ü Eksperience me skema bonuse dhe incentivimi eshte shume e preferuar.

ü Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;

ü Njohuri shume të mira të sistemeve financiare dhe kompjuterike;

ü Aftësi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje;

ü Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;

ü Pervoje ne aktivitetet financiare te fundraising ose marketingut konsiderohet avantazh;

ü Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.

Përgjegjësitë kryesore : Aktiviteti financiar i Fundraising

ü Menaxhon dhe monitoron performancën financiare të aktiviteteve të mbledhjes së fondeve;

ü Planifikon dhe ndjek buxhetet, si dhe analizon koston dhe efektivitetin e fushatave;

ü Administron skemat e kompensimit dhe bonuset për stafin e fundraising;

ü Bashkëpunon me ekipet përkatëse për planifikim dhe vendimmarrje financiare.

Aktiviteti i Programit Shkodër

ü Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të projektit;

ü Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare;

ü Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin;

ü Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve.

Aktiviteti financiar dhe përputhshmëria

ü Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar;

ü Garanton përputhshmëri me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi;

ü Mbështet auditimet dhe forcon kontrollin e brendshëm.

Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.

· Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.

· Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.

· Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.

· Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.

· Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 30.07.2026 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:

  • CV

  • Leter interesi

  • Reference

Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-ne-zyren-nacionale-at-sos-children-s-villages-albania-4437245897

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 13/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme