Posto punë

Ballina / Punët / Financial Accounting Specialist

Financial Accounting Specialist

Hitweb.it

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

HITJOB , kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, po kërkon një " Finance & Accounting Associate" për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Partneri ynë është një kompani amerikane me mbi 50 vite eksperiencë në Industrial Machinery Manufacturing , me bazë në SHBA dhe klientë në tregje globale. Kompania zhvillon dhe prodhon pajisje industriale të avancuara për përpunimin e materialeve, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për industri si automotive, aerospace dhe manufacturing .

Përgjegjësitë kryesore:​

  • Menaxhimi i proceseve të Accounts Payable (AP) dhe Accounts Receivable (AR) .
  • Procesimi dhe rakordimi i faturave dhe pagesave.
  • Ndjekja e arkëtimeve dhe llogarive të klientëve.
  • Mbështetje në mbylljen mujore dhe rakordimet kontabël.
  • Mbështetje në raportimet financiare dhe proceset e Junior Controller .
  • Përdorimi i sistemit ERP për proceset financiare.

Kriteret kryesore:​

  • Minimumi 3 vite eksperiencë në AP/AR ose kontabilitet.
  • Njohuri në U.S. GAAP .
  • Eksperiencë me një sistem ERP (Genius ERP, QuickBooks, NetSuite ose të ngjashme).
  • Aftësi të mira në Excel .
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze .
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

Çfarë ofrojmë:​

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Pushime dhe festa zyrtare të paguara.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Ambient modern dhe profesional.
  • Drekë e ofruar nga kompania.

Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.

#HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #Karriere

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4466290012/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 17/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme