Posto punë

Ballina / Punët / Finance Specialist

Finance Specialist

EUROLAB Internacional Career

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, me 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin:  Specialist Finance.

Specialisti  për shitjet dhe klientët kryen rakordimet mujore të klientëve.

Detyrat:

  • Kryen rakordimet mujore me klientët sipas proçedurës së miratuar.
  • Raportimi, kontrolli i rakordimeve ditore të transportuesve dhe sistemimi i arkave.
  • Kontrolli dhe raportimi ditor, raportimi i xhiros ditore si dhe evidentimi i diferencave për të gjitha magazinat dhe filialet.
  • Ndjekja dhe rakordimi i kthimeve te artikujve në shoqeri dhe raportimi i tyre në bazëditore.
  • Kontrolli i faturave të shitjes saktësinë e tyre, me përmbledhësen e librit të shitjeve sipas kërkesave përkatëse dhe ndjekja e faturave deri në mbylljen e Librit të Shitjes.
  • Kontrolli, raportimi Librit të Shitjeve (te gjitha Magazinat, Tirane, POS).
  • Hyrjet/Daljet të aparateve dhe frigorifereve nëpër klientë dhe rakordimi i tyre.
  • Raporti mujor i kthimeve si dhe penalitetet përkatëse për të gjitha magazinat dhe filialet.
  • Raporti përmbledhes i shitjeve.
  • Raporti i diferencave te Inventareve te Distributoreve dhe Regjistrimi i faturave të blerjes.
  • Kontrolli dhe rakordimi i stokut te distributoreve, sipas Inventareve te kryera nga ata ne fund te cdo muaji, dhe saktesimi i gjendjeve ne sistem.

Kualifikimet:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet arsimi ekonomik.
  • Përvojë në pozicione te ngjashme rreth 2 vjet, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG.
  • Njohuri të mira të praktikave të import/eksportit.
  • Përdorues i mirë i gjuhës italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar.
  • Njohuri në përdorimin e Paketës Office.
  • Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.

Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara

  • Punon në mënyrë të pavarur  : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
  • Mendon për biznesin : Përpiqet për punë cilësore.
  • Maksimizon kontributin e tij : Ka qëndrim prej fituesi.
  • Ka rezultat : Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat.
  • Ruan konfidencialitetin : Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.

Shënime

Mënyra e Aplikimit

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën hr@eurolabinternacional.com

Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.

Shënime

Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-eurolab-internacional-career-4350573860

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 26/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme