Posto punë

Ballina / Punët / Finance Specialist

Finance Specialist

Brunes Group

Punë Vlorë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja dhe ndjekja e pagesave bankare, transfertave dhe pagesave ndaj furnitorëve.
  • Rakordimi ditor i llogarive bankare dhe monitorimi i lëvizjeve në banka.
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit bankar, si dhe komunikimi me bankat për çështje financiare.
  • Regjistrimi dhe kontrolli i transaksioneve bankare në sistemin financiar.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi flukset bankare, likuiditetin dhe pagesat.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për planifikimin dhe ekzekutimin në kohë të pagesave.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme.
  • Eksperiencë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Dynamics 365 Business Central .
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (veçanërisht Excel).
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Saktësi, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet.

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Mundësi zhvillimi dhe trajnimi të vazhdueshëm.
  • Paketë konkurruese pagese.
  • Transport

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-brunes-group-4434525856

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 07/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme