Përshkrimi
iClear Group është një kompani lider në fushën e alignerëve dhe produkteve ortodontike, me seli në Tiranë dhe aktivitet në Shqipëri dhe rajon.
Për të mbështetur rritjen tonë, po kërkojmë një Finance Manager të përkushtuar që të drejtojë operacionet financiare të grupit.
Rreth rolit:
Finance Manager-i drejton planifikimin financiar, buxhetimin, raportimin dhe ekipin e financës, duke siguruar saktësinë, pajtueshmërinë dhe efiçencën e të gjitha proceseve financiare. Bashkëpunon ngushtë me CEO-n, drejtuesit e departamenteve dhe kontabilitetin e jashtëm.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi i buxheteve vjetore dhe tremujore, analiza financiare dhe parashikime për vendimmarrjen e menaxhmentit
- Raportim financiar i saktë dhe në kohë; koordinimi i auditimeve të brendshme dhe të jashtme
- Drejtimi, mentorimi dhe zhvillimi i ekipit të financës (Finance Specialist, Treasury Specialist)
- Menaxhimi i cash flow-it, likuiditetit dhe marrëdhënieve me bankat
- Ndërtimi dhe monitorimi i kontrolleve të brendshme dhe menaxhimi i riskut financiar
- Pajtueshmëria tatimore (TVSH, TAP, sigurime shoqërore) dhe koordinimi me autoritetet tatimore
- Analiza e kostove dhe propozimi i masave optimizuese
- Mbështetja e CEO-s në strategjinë financiare afatgjatë dhe analizën e projekteve të reja.
Kërkesat:
- Diplomë Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme
- Certifikim ACCA, CPA ose ekuivalent – përparësi e fortë
- 5–7 vjet eksperiencë në financë/kontabilitet, nga të cilat të paktën 2–3 vjet në rol drejtues
- Njohuri të thelluara të legjislacionit tatimor shqiptar, IFRS dhe raportimit financiar
- Zotërim i avancuar i Excel-it dhe sistemeve ERP; aftësi të forta në modelim financiar
- Anglisht në nivel profesional (me shkrim dhe me gojë)
- Integritet i lartë, konfidencialitet dhe aftësi për të komunikuar konceptet financiare qartë te menaxhmenti jo-financiar
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në hr@iclear.al me subjekt “Finance Manager” ose aplikoni direkt përmes LinkedIn.
Afati i fundit: 01.11.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 26/10/2026 · Skadon 25/12/2026