Përshkrimi
HITJOB , kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, po kërkon një " Finance & Accounting" për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Partneri ynë është një kompani amerikane me mbi 50 vite eksperiencë në Industrial Machinery Manufacturing , me bazë në SHBA dhe klientë në tregje globale. Kompania zhvillon dhe prodhon pajisje industriale të avancuara për përpunimin e materialeve, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për industri si automotive, aerospace dhe manufacturing .
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i proceseve të Accounts Payable (AP) dhe Accounts Receivable (AR) .
- Procesimi dhe rakordimi i faturave dhe pagesave.
- Ndjekja e arkëtimeve dhe llogarive të klientëve.
- Mbështetje në mbylljen mujore dhe rakordimet kontabël.
- Mbështetje në raportimet financiare dhe proceset e Junior Controller .
- Përdorimi i sistemit ERP për proceset financiare.
Kriteret kryesore:
- Minimumi 3 vite eksperiencë në AP/AR ose kontabilitet.
- Njohuri në U.S. GAAP .
- Eksperiencë me një sistem ERP (Genius ERP, QuickBooks, NetSuite ose të ngjashme).
- Aftësi të mira në Excel .
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze .
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara.
- Trajnime dhe zhvillim profesional.
- Ambient modern dhe profesional.
- Drekë e ofruar nga kompania.
Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.
#HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #Karriere
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 05/10/2026 · Skadon 04/12/2026