Posto punë

Ballina / Punët / Facade Design Engineer / Architect

Facade Design Engineer / Architect

Kastrati Construction

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Pozicioni: Inxhinier / Arkitekt Projektimi për Fasadat

Niveli i eksperiencës në pozicion: Mbi 5 vite (Minimalisht 1 vit në projektim fasadash).

Vendndodhja: Rr. Skerdilajd Llagami, ish Sheraton, Tirane.

Pozicioni është kryesisht me bazë në zyrë dhe fokusohet në projektimin 2D/3D, përgatitjen e vizatimeve teknike, detajeve të zbatimit dhe koordinimin me ekipet e montimit të fasadës.

Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Përgatitja e vizatimeve teknike të detajuara për sistemet e fasadave.
  2. Hartimi i detajeve teknike dhe vizatimeve të zbatimit (shop drawings) bazuar në projektet arkitekturore, kërkesat e projektit dhe specifikimet teknike.
  3. Përdorimi i AutoCAD, Revit dhe programeve të tjera të projektimit për përgatitjen e vizatimeve teknike.
  4. Projektimi i zgjidhjeve teknike dhe detajeve të lidhjeve të fasadës, duke përfshirë lidhjet me strukturën, muret, soletat dhe elementët e tjerë të ndërtesës.
  5. Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave, listave të materialeve dhe dokumentacionit teknik të nevojshëm për prodhimin dhe montimin e fasadave.
  6. Kontrolli i matjeve dhe të dhënave të marra në kantier dhe përfshirja e ndryshimeve të nevojshme në projektet dhe vizatimet teknike.
  7. Sigurimi i saktësisë, cilësisë dhe përputhshmërisë së projekteve dhe vizatimeve teknike të fasadave me specifikimet e projektit, standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë.

Kërkesat për Kandidatin:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë miminalisht 1 vjecare në projektimin e fasadave.
  • Aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD, njohje e Revit ose programe të tjera përbën avantazh.
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.
  • Aftësi për të lexuar dhe kuptuar projektet arkitekturore dhe strukturore.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar inxhinierësh.

*Kandidatët që plotësojnë kërkesat si më sipër mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email-it: hr@kastraticonstruction.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4458839373/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme