Posto punë

Ballina / Punët / Drejtues Shitjesh

Drejtues Shitjesh

inda official

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përshkrimi i kompanisë

INDA është themeluar në vitin 2000 dhe prej më shumë se 25 vitesh operon në tregun e makinerive dhe pajisjeve profesionale. Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh për bujqësi, blegtori, kopshtari, enologji, industri dhe ndërtim.

Nëpërmjet bashkëpunimit me marka të njohura ndërkombëtare, INDA u ofron klientëve produkte cilësore dhe mbështetje profesionale, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët e saj në Shqipëri dhe në rajon.

Përshkrimi i pozicionit

INDA kërkon të punësojë një Drejtues Shitjesh për të menaxhuar dhe zhvilluar aktivitetin e shitjeve të kompanisë.

Personi që do të marrë këtë pozicion do të jetë përgjegjës për drejtimin e ekipit të shitjeve, ndarjen e objektivave dhe ndjekjen e rezultateve të punës. Gjithashtu, do të kujdeset për marrëdhëniet me klientët ekzistues, zgjerimin e portofolit të klientëve dhe identifikimin e mundësive të reja të biznesit.

Pjesë e detyrave do të jenë përgatitja dhe ndjekja e ofertave tregtare, negocimi me klientët dhe partnerët, monitorimi i shitjeve dhe hartimi i raporteve periodike. Në bashkëpunim me departamentet e tjera, do të sigurojë koordinimin e proceseve që lidhen me porositë, furnizimin dhe shërbimin ndaj klientëve.

Pozicioni është me kohë të plotë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare
  • Minimumi 5–7 vite përvojë në shitje, nga të cilat të paktën 3 vite në pozicion drejtues
  • Përvojë në shitjen e makinerive, pajisjeve industriale ose produkteve teknike përbën avantazh të rëndësishëm
  • Njohuri shumë të mira të proceseve të shitjeve B2B
  • Aftësi të mira drejtuese, komunikuese dhe negociuese
  • Aftësi për organizimin dhe motivimin e ekipit të shitjeve
  • Aftësi për analizimin e rezultateve dhe planifikimin e aktivitetit të shitjeve
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office dhe sistemeve CRM

Mënyra e aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: info@inda.al

Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni: Aplikim për pozicionin Drejtues Shitjesh .

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme të rekrutimit do të kontaktohen.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4484317967/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/11/2026 · Skadon 01/01/2027

Punë të ngjashme