Posto punë

Ballina / Punët / Drejtues Kantieri

Drejtues Kantieri

Farebau Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Drejtues Kantieri (Tiranë)

Qëllimi i Pozicionit

Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve të punës në kantier, duke siguruar realizimin e projektit në përputhje me projektet e zbatimit, standardet teknike, afatet kohore dhe buxhetin e miratuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhon dhe drejton aktivitetin e përditshëm të kantierit, duke siguruar organizimin dhe koordinimin efektiv të burimeve njerëzore dhe teknike.
  • Verifikon dhe analizon dokumentacionin tekniko-ligjor të projektit dhe siguron përputhshmërinë e tij me kërkesat ligjore dhe teknike përpara dhe gjatë zbatimit të punimeve.
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivat dhe specifikimet teknike, identifikon mangësi të mundshme dhe propozon zgjidhje teknike për optimizimin e proceseve të ndërtimit.
  • Harton dhe monitoron planifikimin operacional të punimeve (plan ditor, javor dhe mujor) në përputhje me grafikun e realizimit të projektit.
  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetin e nënkontraktorëve, furnitorëve dhe grupeve të punës në kantier për të garantuar ecurinë dhe cilësinë e punimeve.
  • Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e miratuara, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse të cilësisë.
  • Monitoron progresin e punimeve dhe raporton periodikisht tek drejtuesit e projektit mbi performancën, problematikat dhe masat korrigjuese të nevojshme.
  • Garanton respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe standardeve të cilësisë në kantier.
  • Siguron zbatimin korrekt të procedurave teknike dhe organizative të kompanisë gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
  • Bashkëpunon me projektuesit, supervizorët dhe strukturat e tjera të përfshira për zgjidhjen e çështjeve teknike gjatë zbatimit të projektit.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi .
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në menaxhimin ose mbikëqyrjen e projekteve të ndërtimit .
  • Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD dhe programeve bazë kompjuterike.
  • Aftësi të zhvilluara në planifikim, organizim dhe menaxhim të kantierit .
  • Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi me ekipe multidisiplinare dhe palë të treta.
  • Orientim i lartë ndaj rezultateve, cilësisë së punës dhe respektimit të afateve të projektit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@farebau.ch.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-kantieri-at-farebau-albania-4382035924

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 10/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme