Posto punë

Ballina / Punët / Drejtues Kantieri

Drejtues Kantieri

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve të punës në kantier, duke siguruar realizimin e projektit në përputhje me projektet e zbatimit, standardet teknike, afatet kohore dhe buxhetin e miratuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhon dhe drejton aktivitetin e përditshëm të kantierit, duke siguruar organizimin dhe koordinimin efektiv të burimeve njerëzore dhe teknike.

  • Verifikon dhe analizon dokumentacionin tekniko-ligjor të projektit dhe siguron përputhshmërinë e tij me kërkesat ligjore dhe teknike përpara dhe gjatë zbatimit të punimeve.

  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivat dhe specifikimet teknike, identifikon mangësi të mundshme dhe propozon zgjidhje teknike për optimizimin e proceseve të ndërtimit.

  • Harton dhe monitoron planifikimin operacional të punimeve (plan ditor, javor dhe mujor) në përputhje me grafikun e realizimit të projektit.

  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetin e nënkontraktorëve, furnitorëve dhe grupeve të punës në kantier për të garantuar ecurinë dhe cilësinë e punimeve.

  • Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e miratuara, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse të cilësisë.

  • Monitoron progresin e punimeve dhe raporton periodikisht tek drejtuesit e projektit mbi performancën, problematikat dhe masat korrigjuese të nevojshme.

  • Garanton respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe standardeve të cilësisë në kantier.

  • Siguron zbatimin korrekt të procedurave teknike dhe organizative të kompanisë gjatë gjithë procesit të ndërtimit.

  • Bashkëpunon me projektuesit, supervizorët dhe strukturat e tjera të përfshira për zgjidhjen e çështjeve teknike gjatë zbatimit të projektit.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.

  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në menaxhimin ose mbikëqyrjen e projekteve të ndërtimit

  • Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD dhe programeve bazë kompjuterike.

  • Aftësi të zhvilluara në planifikim, organizim dhe menaxhim të kantierit.

  • Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi me ekipe multidisiplinare dhe palë të treta.

  • Orientim i lartë ndaj rezultateve, cilësisë së punës dhe respektimit të afateve të projektit.

**Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.**

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:

burimenjerezore@klar.al.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4461123239/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme