Posto punë

Ballina / Punët / Digital Marketing Specialist

Digital Marketing Specialist

Orion Shpk

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Company Description Orion Shpk has operated in the construction sector for more than 25 years, delivering residential complexes and business centers to the Albanian market. The company offers a modern, European-standard concept in design and execution, focusing on contemporary living and working spaces. By implementing the latest innovations in architecture and engineering, Orion Shpk ensures high-quality, sustainable results. Advanced technologies and rigorous standards support long-term value for clients and communities in Tirana and beyond.

Pozicioni:

Digital Marketing Specialist

Departamenti:

Marketing

Qëllimi i Pozicionit

Digital Marketing Specialist do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e prezencës dixhitale të kompanisë, kanaleve të social media dhe aktiviteteve të Performance Marketing.

Kandidati ideal duhet të jetë një person kreativ dhe njëkohësisht i orientuar nga të dhënat, i aftë të krijojë përmbajtje tërheqëse, por edhe të analizojë performancën dhe ta kthejë investimin në marketing dixhital në lead-e cilësore dhe mundësi reale biznesi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

1.      Content & Social Media

·        Menaxhon prezencën e Orion Construction në Instagram, Facebook, LinkedIn dhe kanale të tjera relevante.

·        Propozon dhe koordinon krijimin e përmbajtjeve kreative, përfshirë Posts, Reels, Stories, Videos, Carousels dhe zbaton Content & Social Media Calendar në përputhje me strategjinë dhe objektivat e Marketingut.

·        Bashkëpunon me Creative Designer, fotografë, videografë dhe partnerë të jashtëm për prodhimin e përmbajtjes.

·        Siguron konsistencën e komunikimit dhe identitetit vizual të Orion në kanalet dixhitale.

2.     Performance Marketing & Lead Generation

·        Planifikon, ekzekuton dhe optimizon fushatat apo Lead Ads në Meta, Google dhe platforma të tjera relevante.

·        Menaxhon buxhetet e fushatave dhe propozon rialokimin e tyre bazuar në performancë.

·        Teston dhe optimizon audiencat, formatet kreative dhe mesazhet duke monitoruar CPL, CTR, CPC, Conversion Rate, Lead Volume dhe Lead Quality.

·        Bashkëpunon me ekipin e Sales për të analizuar cilësinë e lead-eve për të përmirësuar vazhdimisht procesin e gjenerimit të tyre.

3.     Analytics, Reporting & Website

·        Përgatit raporte periodike mbi performancën e Digital Marketing dhe propozon masa konkrete për përmirësim.

·        Analizon të dhënat dhe identifikon trendet, mundësitë dhe problematikat që ndikojnë në performancën e fushatave.

·        Monitoron performancën dhe prezencën e Orion në website dhe kanalet kryesore dixhitale, duke propozuar përmirësime kur është e nevojshme.

·        Bashkëpunon me ekipet ose partnerët përkatës për përditësime dhe optimizime të website-it dhe landing pages.

4.     Competitor & Market Monitoring

·        Monitoron aktivitetin dixhital të konkurrentëve, përfshirë social media, advertising, content dhe digital campaigns.

·        Ndjek trendet e Digital Marketing dhe zhvillimet e reja në platformat dixhitale.

·        Identifikon mundësi të reja për kanale, formate dhe iniciativa që mund të rrisin prezencën dhe performancën dixhitale të Orion.

·        Kryen benchmark periodik të prezencës dixhitale të Orion kundrejt konkurrentëve dhe brand-eve relevante.

Kerkesat dhe Kualifikimet

·        Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.

·        Minimumi 3 vite eksperiencë në Digital Marketing, Performance Marketing, Social Media ose pozicione të ngjashme.

·        Eksperiencë praktike në menaxhimin e fushatave Meta Ads dhe Google Ads.

·        Njohuri të mira mbi social media, digital advertising dhe lead generation.

·        Njohuri praktike në Google Analytics 4, Google Ads, Meta Ads Manager dhe Meta Business Suite.

·        Njohuri të mira mbi digital marketing KPIs, conversion funnels dhe attribution.

·        Eksperienca në real estate, construction, hospitality ose industri të ngjashme konsiderohet avantazh.

·        Njohuri të mira mbi content creation dhe praktikat më të mira të social media.

·        Njohuri bazë në video editing dhe graphic design. Eksperienca me CapCut, Canva, Adobe ose mjete të ngjashme përbën avantazh.

·        Aftësi dhe eksperiencë në përdorimin e AI tools për content creation, research, analysis dhe optimizimin e proceseve të punës.

·        Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

·        Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.

·        Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht në bashkëpunim me ekipin e Marketingut, Sales, Creative dhe partnerët e jashtëm.

·        Mendësi të fortë komerciale dhe kuptim të lidhjes midis digital marketing dhe rezultateve të biznesit.

·        Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.

Mënyra e aplikimit:

·        Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: hr@orion.al

·        Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

·        Afati i dorëzimit : 15.10.2026.

“ORION Shpk”

, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar hr@orion.al , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit.  Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit hr@orion.al .

Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/ .

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4470868918/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 28/09/2026 · Skadon 27/11/2026

Punë të ngjashme