Posto punë

Ballina / Punët / Digital Content Creator

Digital Content Creator

AVANTGARD SH.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Digital Content Creator

Avantgard shpk po kërkon një Digital Content Creator kreativ dhe të orientuar drejt marketingut, për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.

Roli përfshin jo vetëm krijimin e përmbajtjes për rrjetet sociale, por edhe zhvillimin dhe menaxhimin e ideve dhe koncepteve të marketingut, duke e kthyer çdo ide në përmbajtje kreative dhe të përshtatshme për secilin brand.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i ideve kreative për postime, Reels, Stories, video, fushata dhe aktivizime marketingu.

  • Krijimi dhe editimi i përmbajtjes vizuale për social media.

  • Propozimi dhe zhvillimi i koncepteve të reja të marketingut për produkte, lançime, promocione dhe fushata sezonale.

  • Planifikimi dhe menaxhimi i përmbajtjes nga ideja deri te publikimi.

  • Ndjekja e trendeve dhe formateve aktuale të social media.

  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve dhe marketingut për të krijuar një komunikim të unifikuar për secilin brand.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë në Digital Marketing, Social Media ose Content Creation.

  • Aftësi kreative dhe sens i zhvilluar vizual.

  • Njohuri në krijimin dhe editimin e fotove dhe videove për social media.

  • Përdorim i mirë i Canva, CapCut, Adobe Photoshop/Illustrator ose programeve të ngjashme.

  • Aftësi për të zhvilluar jo vetëm content, por edhe ide dhe koncepte marketingu.

  • Aftësi të mira organizative dhe për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.

  • Njohja e mirë e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.

📍 Lokacioni: Tiranë

💼 Pozicioni: Full-time / On-site

📩 Për të aplikuar:

Dërgoni CV-në dhe portofolin tuaj në: shpkavantgard@gmail.com

📞 +355 69 406 7555

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4484337742/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/11/2026 · Skadon 01/01/2027

Punë të ngjashme