Posto punë

Ballina / Punët / Dental Assistant

Dental Assistant

TIK Group - Premier Multiservice Company

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Për një nga klinikat dentare partnere të agjencisë sonë, kërkojmë të rekrutojmë një Asistente Dentare , e cila do të jetë pjesë e stafit të klinikës dhe do të mbështesë dentistin gjatë procedurave dhe në organizimin e përditshëm të punës.

Profili që kërkojmë:

  • Diplomë në Infermieri ose Asistencë Dentare ;
  • Përvojë e mëparshme në klinikë dentare përbën avantazh;
  • Njohuri bazë mbi instrumentet dhe procedurat dentare;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe kujdes në punë;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient profesional;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Detyrat kryesore:

  • Asistimi i dentistit gjatë trajtimeve dhe procedurave dentare;
  • Përgatitja e kabinetit, instrumenteve dhe materialeve të nevojshme;
  • Sterilizimi dhe mirëmbajtja e instrumenteve sipas protokolleve të klinikës;
  • Përgatitja dhe sistemimi i pacientëve para dhe pas trajtimit;
  • Mbështetja në administrimin dhe organizimin e përditshëm të kabinetit;
  • Kujdesi për higjienën dhe standardet e sigurisë në ambientet e klinikës.

Çfarë ofrohet:

  • Punësim në një klinikë dentare profesionale dhe në zhvillim;
  • Ambient pune korrekt dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe përfitim të eksperiencës praktike;
  • Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit të kandidates.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4463989050/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 11/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme