Posto punë

Ballina / Punët / Cyber Security Specialist

Cyber Security Specialist

Communication Progress

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një Cybersecurity Specialist me përvojë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për mbrojtjen e të dhënave, sistemeve dhe infrastrukturës së informacionit të kompanisë. Roli përfshin monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë, identifikimin e kërcënimeve dhe incidenteve, si dhe marrjen e masave për parandalimin dhe adresimin e tyre.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e politikave, standardeve dhe protokolleve të Sigurisë Kibernetike.
  • Monitorimi i aktiviteteve, log-eve dhe incidenteve të sigurisë për identifikimin në kohë të kërcënimeve.
  • Identifikimi, analizimi dhe adresimi i risqeve dhe problematikave të sigurisë kibernetike.
  • Kontributi në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të planit të sigurisë së kompanisë.
  • Administrimi dhe monitorimi i zgjidhjeve të sigurisë së rrjetit dhe sistemeve.
  • Analizimi i incidenteve dhe propozimi i masave parandaluese dhe korrigjuese.
  • Bashkëpunimi me ekipet IT për implementimin dhe përmirësimin e masave të sigurisë.
  • Përmbushja e objektivave dhe detyrave të përcaktuara nga drejtuesi përkatës.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Siguri Informacioni, Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në ICT, Cybersecurity ose role të ngjashme.
  • Njohuri të mira mbi parimet, praktikat dhe standardet e sigurisë kibernetike.
  • Eksperienca praktike me zgjidhje Fortinet dhe Check Point përbën një avantazh të rëndësishëm.
  • Njohuri mbi firewall, network security, monitoring dhe menaxhimin e incidenteve të sigurisë.
  • Certifikimet profesionale në fushën e Cybersecurity përbëjnë avantazh.

Pse të bëhesh pjesë e Communication Progress?

  • Plan trajnimesh dhe mundësi certifikimi profesional sipas rolit.
  • Përfshirje në projekte me impakt transformues dhe teknologji bashkëkohore.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe zgjerim të eksperiencës në Cybersecurity.
  • Vlerësim i vazhdueshëm i performancës, bazuar në rezultatet dhe kontributin individual.

Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë CV- në, tek adresa: rekrutime@commprog.com

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4473160146/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 02/10/2026 · Skadon 01/12/2026

Punë të ngjashme