Posto punë

Ballina / Punët / Customer Service Advisor

Customer Service Advisor

DHL Express

Punë Tiranë Shqipëria Transport, logjistikë

Përshkrimi

DHL Albania po kërkon punonjës për rolin e Customer Service Advisor Përshkrimi i rolit: Roli përfshin menaxhimin e komunikimit me klientët si pika kryesore kontakti, trajtimin e pyetjeve dhe kërkesave për dërgesa, si dhe ofrimin e informacionit dhe përditësimeve në kohë reale për gjurmimin e dërgesave, duke siguruar një eksperiencë sa më cilësore për klientin . Përgjegjësitë kryesore:

  • Komunikimi me klientët përmes telefonit dhe kanaleve të tjera (email/chat).
  • Regjistrimi dhe menaxhimi korrekt i rezervimeve dhe kërkesave të klientëve.
  • Ofrimi i informacionit të saktë mbi dërgesat, kohët e transitit dhe çmimet e shërbimeve të DHL.
  • Identifikimi i mundësive për oferta dhe shërbime shtesë gjatë komunikimit me klientët.
  • Zgjidhja e çështjeve në bashkëpunim me departamentet përkatëse dhe rrjetin e brendshëm.
  • Respektimi i procedurave të kompanisë dhe përfaqësimi profesional i standardeve të shërbimit.

Kualifikimet:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i softuerëve bazë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientë të ndryshëm.
  • Aftësi për të punuar efektivisht në grup.
  • Saktësi dhe korrektësi në punë.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4462856337/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme