Posto punë

Ballina / Punët / Coordinator

Coordinator

TIK Group - Premier Multiservice Company

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Agjencia jonë po kërkon një Koordinator/e në emër të një klienti bashkëpunues, një klinikë dentare në zhvillim, për një pozicion full-time .

Roli është i orientuar kryesisht drejt komunikimit dhe koordinimit me pacientët , duke siguruar një përvojë profesionale, të qartë dhe të kujdesshme gjatë gjithë procesit të komunikimit me klinikën.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Komunikimi i përditshëm me pacientët, kryesisht në gjuhën italiane ;
  • Koordinimi i komunikimit ndërmjet pacientëve dhe stafit të klinikës;
  • Menaxhimi dhe koordinimi i takimeve/terminëve;
  • Dhënia e informacionit të nevojshëm për shërbimet dhe procedurat e klinikës;
  • Ndjekja e kërkesave të pacientëve dhe sigurimi i një komunikimi të vazhdueshëm dhe profesional;
  • Menaxhimi i komunikimeve dhe ndjekja e pacientëve gjatë procesit të tyre me klinikën.

Kriteret:

  • Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane – kriter i panegociueshëm;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në një rol që përfshin komunikim të drejtpërdrejtë me klientë/pacientë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Qasje profesionale, korrekte dhe e orientuar ndaj klientit;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i disa detyrave njëkohësisht;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.

Çfarë ofrohet:

  • Pozicion full-time ;
  • Mjedis profesional dhe dinamik;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Trajtim dhe paketë kompensimi në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4463963970/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 11/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme