Posto punë

Ballina / Punët / Construction Engineer

Construction Engineer

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim .

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat:

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite;
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/construction-engineer-at-rekrutime-agikons-4384025537

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme