Posto punë

Ballina / Punët / Business Analyst/PM

Business Analyst/PM

Communication Progress

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Ne jemi në kërkim të një Business Analyst/PM të/e motivuar dhe me aftësi të forta analitike, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për analizimin e proceseve të biznesit, identifikimin e sfidave dhe zhvillimin e zgjidhjeve efektive për optimizimin e performancës së kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon ciklin e plotë të projekteve, nga planifikimi deri në implementim.
  • Bashkëpunon me palët e interesuara për të përcaktuar objektivat, kërkesat dhe prioritetet e projektit.
  • Krijon plane pune, përcakton afatet, burimet dhe ndjek progresin e projektit.
  • Koordinon ekipet ndërfunksionale (biznes, IT, zhvillues dhe departamente të tjera).
  • Identifikon rreziqet, problemet dhe propozon zgjidhje efektive.
  • Monitoron realizimin e detyrave dhe siguron përfundimin e tyre brenda afateve.
  • Menaxhon ndryshimet në kërkesa dhe siguron komunikim të vazhdueshëm me palët e përfshira.
  • Përgatit raporte periodike mbi statusin e projekteve dhe i prezanton tek drejtuesit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet në Informatikë Ekonomike, Menaxhim Projektesh, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 3 vite eksperiencë në menaxhim projektesh ose role të ngjashme.
  • Eksperiencë në projekte software, ERP ose transformim digjital përbën avantazh.
  • Njohuri të metodologjive të menaxhimit të projekteve (Agile, Scrum).
  • Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe ekipe të ndryshme.

Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte.
  • Ambient dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Vlerësim për iniciativën, përgjegjësinë dhe mendimin kritik

Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë CV- në, tek adresa e email: rekrutime@commprog.com

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/business-analyst-pm-at-communication-progress-4439218360

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 17/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme