Përshkrimi
Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e pajisjeve profesionale të fitnesit, kërkojmë një Brand Manager për menaxhimin dhe zhvillimin e një marke ndërkombëtare lider në këtë sektor.
📍 Vendndodhja: Tiranë
🕒 Orari: E hënë – E shtunë
💰 Paga: Duke filluar nga 150,000 ALL, e negociueshme sipas eksperiencës
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së zhvillimit të markës në tregun shqiptar.
- Menaxhimi dhe promovimi i portofolit të produkteve.
- Planifikimi i fushatave të marketingut dhe komunikimit online dhe offline.
- Analizimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave të industrisë së fitnesit.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për arritjen e objektivave tregtare.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me palestra, hotele, studio fitnessi dhe klientë të tjerë B2B.
- Organizimi i eventeve, prezantimeve dhe aktiviteteve promocionale.
- Monitorimi i performancës së markës, shitjeve dhe buxhetit të marketingut.
- Koordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe respektimi i standardeve të markës.
Kriteret e kërkuara:
- Arsim i lartë në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në Brand Management, Marketing ose Business Development.
- Preferohet eksperiencë me produkte premium, pajisje fitnessi, industri sportive ose shitje B2B.
- Aftësi shumë të mira në zhvillimin e strategjive të marketingut dhe analizën e tregut.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
📩 Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në:
📞 069 409 3986
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 14/08/2026 · Skadon 19/01/2027