Posto punë

Ballina / Punët / Asistente e Drejtuesit të PMO

Asistente e Drejtuesit të PMO

VEGA Energy

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Vega Energy është në kërkim të një Asistenteje për Head of PMO (Project Management Office), e cila do të mbështesë në koordinimin dhe ndjekjen e projekteve në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Roli kërkon organizim të lartë, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira komunikimi ndërdepartamental.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet Head of PMO në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve
  • Ndjek progresin e projekteve dhe raporton në mënyrë periodike
  • Koordinon komunikimin ndërmjet departamenteve (Engineering, Procurement, Site, etj.)
  • Organizojnë takime, përgatit axhenda dhe mban procesverbalet
  • Ndjek afatet e projekteve dhe siguron përmbushjen e tyre
  • Administron dhe arkivon dokumentacionin e projekteve
  • Përgatit raporte, prezantime dhe materiale për menaxhmentin
  • Mbështet në monitorimin e kostove dhe burimeve
  • Siguron ndjekjen e procedurave dhe standardeve të kompanisë

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme teknike
  • Njohuri në programe inxhinierike (AutoCAD, PVcase, ose të ngjashme)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Eksperiencë në rol administrativ ose koordinimi (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi kohe
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Office (sidomos Excel dhe PowerPoint)
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik
  • Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme (Kategoria B)

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt  “Asistente e Drejtuesit të PMO ”, ose mund të klikoni në opsionin “Easy Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistente-e-drejtuesit-t%C3%AB-pmo-at-vega-energy-4391087143

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme