Posto punë

Ballina / Punët / Arkitekt Interior Junior (Project M)

Arkitekt Interior Junior (Project M)

ASEL Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Project M kerkon te punesoje :  Arkitekt Interior Junior

Arkitekt/e Interior Junior

Paga shume e kenaqshme.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Projektim dhe dizenjim të koncepteve të hapësirave të brendshme.
  • Interpretimi i nevojave të stafit për hapësirë në dizenjimin e zyrave në objekt.
  • Hulumton dhe vendos për materialet dhe produktet ndihmëse.
  • Mbikëqyr progresin dhe vazhdën e punimeve.
  • Punon ngushtë me të gjitha palët e përfshira në projekt.
  • Zbatimi në mënyrë të përpiktë dhe me cilësi i të gjitha fazave të projektit nga projektimi konceptual në projektim skematik dhe deri në projekt zbatim.
  • Krijimi i dosjes me dokumentacionin përkatës për secilin projekt sipas fazave të projektimit, në bazë të ligjit.
  • Identifikimi i problemeve që vihen re në mbledhjen e dokumentacionit dhe pjesëmarrja aktive për të gjetur zgjidhje në mënyrë që të arrihet ekselenca e dizajnit në përputhje me kulturën e Kompanisë.
  • Pjesmarrja aktive në diskutimet dhe parapërgatitja e duhur në mbledhjet e grupit të projektit si dhe me konsulentët, ndërtuesit, kontraktorët apo institucionet lokale apo rajonale.
  • Krijimi ne Power - Point dhe për të prezantuar projektet për partneret, klientet apo grupe të tjera të ndryshme.
  • Raportimi direkt tek Arkitekt Menaxher Projekti dhe feedback për rezultatet në baza ditore apo javore.

Kriteret:

  • Diplomë në Arkitekturë ose Dizajn Interior (E diskutueshme ne rast aftesie te larte profesionale/programesh).

  • Eksperiencë në projektim dhe zbatim të ambienteve të brendshme.

  • Njohuri shumë të mira të programeve AutoCAD, 3Ds Max, SketchUp, Photoshop etj.

  • Kreativitet, iniciativë dhe ndjeshmëri estetike.

  • Adresa: Vertical Forest Tirana ngjitur me Ambasador 3, prane stadiumit Air Albania

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-interior-junior-project-m-at-asel-albania-4380273035

Kërkesat

Niveli: junior

Publikuar 06/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme