Posto punë

Ballina / Punët / Arkëtar, Dega Kruje

Arkëtar, Dega Kruje

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni – Arkëtar, Dega Kruje

Divizioni -  Retail

Kualifikimi i kërkuar:

· Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë

ose fusha të

tjera të lidhura me të;

· Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;

· Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë;

· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;

· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

· Të kryejë arkëtime ose pagesa me klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues;

· Të kontrollojë dokumentin e arkëtimit për saktësinë në plotësimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban;

· Të numërojë dhe kontrollojë mjetet monetare;

·

Të kryejë veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi;

· Të dorëzojë gjendjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim;

· Të vendosë në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe të kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë;

· Të dokumentojë me procesverbal diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët që përmbushin kriteret bazë do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është data 23 Dhjetor 2025.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ark%C3%ABtar-dega-kruje-at-otp-bank-albania-4350261993

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme