Përshkrimi
Pozicion Vakant: Arkitekt Showroomi
Brunes sh.p.k, një ndër kompanitë më të njohura në treg për mobilje, hidrosanitare, pllaka dhe materiale ndërtimi, po kërkon të zgjerojë ekipin me një Arkitekt Showroomi të talentuar dhe kreativ, i cili do të ketë rol kyç në zhvillimin e koncepteve të ekspozimit dhe organizimin e hapësirave të brendshme për showroom-et tona.
Arkitekti i Showroomit do të jetë përgjegjës për krijimin e projekteve arkitektonike, përgatitjen e vizatimeve teknike, organizimin e ambienteve ekspozuese, koordinimin me ekipet e shitjeve dhe furnizimit, si dhe sigurimin që prezantimi i produkteve të jetë në nivelin më të lartë estetik dhe funksional.
Përgjegjësitë kryesore
- Hartimi i konceptit të ekspozimit dhe organizimit të hapësirave të showroom-it
- Projektimi i ambienteve të brendshme në përputhje me gamën e produkteve Brunes (pllaka, hidrosanitare, mobilje, ndriçim, etj.)
- Përgatitja e vizatimeve teknike dhe renderimeve 3D
- Vendosja e produkteve në showroom në mënyrë funksionale dhe estetike
- Bashkëpunim i ngushtë me Departamentin e Shitjeve dhe atë të Blerjeve për implementimin e projekteve
- Sigurimi i përputhshmërisë së projekteve me standardet e brendshme dhe afatet kohore
- Ndjekja e trendeve moderne të dizajnit të brendshëm dhe aplikimi i tyre në showroom
- Komunikim i vazhdueshëm me klientët për të kuptuar kërkesat dhe preferencat e tyre
- Mbikëqyrja e implementimit të projekteve deri në përfundim
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë Bachelor në Arkitekturë; Master është avantazh
- Eksperiencë e mëparshme në dizajn interieri, showroom-e, mobilje ose ekspozita
- Aftësi shumë të mira në programe arkitekture/dizajni (AutoCAD, 3D Max, SketchUp, Revit, etj.)
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi projektesh
- Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira të komunikimit
- Njohuri mbi produktet e sektorit (hidrosanitare, pllaka, mobilje, materiale ndërtimi) përbëjnë avantazh
- Njohja e gjuhës angleze është e preferuar
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambient pune me ritëm dinamik
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-brunes-group-4349504308
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027