Përshkrimi
Pozicion Vakant: Agjent Terreni
Brunes sh.p.k., kompani lider në tregtimin e materialeve të ndërtimit, hidrosanitareve dhe produkteve për ambiente të jashtme, është në kërkim të një Agjenti Terreni energjik dhe të motivuar për të zgjeruar rrjetin e saj të klientëve dhe për të promovuar linjën e produkteve outdoor.
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në terren
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve outdoor tek klientët ekzistues dhe potencialë
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre
- Arritja e objektivave mujore të shitjeve
- Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe performancën në terren
- Monitorimi i tregut dhe konkurrencës
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në terren)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
- Patentë drejtimi (kategori B)
- Njohuri bazë të produkteve outdoor përbëjnë avantazh
- Nivel i mirë organizimi dhe orientim drejt rezultateve
Ofrohen:
- Bonus bazuar në performancë 💰
- Makinë në përdorim 🚗
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-terreni-at-brunes-group-4399740614
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 14/04/2026 · Skadon 19/01/2027