Përshkrimi
OZZO po transformon mënyrën se si bizneset e sektorit HORECA u shërbejnë klientëve, duke sjellë menunë dixhitale si një zgjidhje moderne, praktike dhe shumë efikase.
Po kërkojmë Agjent/e Shitjesh në Terren që do të na ndihmojë të përhapim shërbimin e OZZO në më shumë bare, kafene, restorante, hotele dhe biznese të tjera HORECA.
Roli juaj:
• Vizita në terren dhe kontaktimi i bizneseve HORECA
• Prezantimi i OZZO dhe përfitimeve të menusë dixhitale
• Identifikimi i nevojave të biznesit dhe prezantimi i zgjidhjes së duhur
• Ndërtimi i marrëdhënieve me pronarët dhe menaxherët e bizneseve
• Dakordësimi i bashkëpunimit dhe vendosja e shërbimit OZZO në biznes
• Monitorim dhe ndjekje deri në aktivizimin e shërbimit
Kë po kërkojmë?
• Persona komunikues, energjikë dhe të orientuar drejt rezultateve
• Aftësi të mira negociimi dhe bindjeje
• Të gatshëm për të punuar në terren dhe për të krijuar kontakte të reja
• Eksperienca në shitje është avantazh
• Eksperienca në sektorin HORECA përbën avantazh gjithashtu
Çfarë ofrojmë?
• Pagë bazë+ bonus për çdo klient të sjellë
• Trajnim mbi produktin dhe procesin e shitjes
• Mbështetje nga ekipi OZZO
• Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
• Punë dinamike në një produkt teknologjik që po transformon bizneset HORECA
🚀 Nëse keni aftësi të mira komunikimi, ju pëlqen puna në terren dhe dëshironi të jeni pjesë e një produkti që po modernizon shërbimin në HORECA, aplikoni për t'u bërë pjesë e OZZO!
📩 Dërgoni CV-në në a.murati@ordo.eu me subjektin: Agjent Shitjesh – OZZO
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 21/10/2026 · Skadon 20/12/2026