Përshkrimi
EMA Hotelling , një kompani në rritje në sektorin e tekstileve për hotele dhe restorante, kërkon të zgjerojë stafin dhe po rekruton Agjent Shitje në terren .
Pozicioni: Agjent Shitje
📍 Zonat: Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Dhërmi, Shëngjin, Velipojë
Përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në sektorin e hotelerisë
- Prezantimi dhe shitja e produkteve në hotele dhe restorante
- Ndërtimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët
- Negocimi i ofertave dhe mbyllja e kontratave
- Raportim i rregullt i aktiviteteve të punës
Kërkesat:
- Eksperiencë në shitje (preferohet në fusha të ngjashme: hoteleri, tekstile, produkte të personalizuara etj.)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shitje
- Orientim drejt objektivave dhe rezultateve
- Leje drejtimi (e detyrueshme)
- Njohuri të tregut të hotelerisë përbëjnë avantazh
Ofrojmë:
- Pagë bazë + përqindje mbi shitjet
- Mundësi reale rritjeje në kompani
- Trajnime
- Ambient pune dinamik dhe profesional
📩 Apliko duke dërguar CV-në në: info@emahotelling.com
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-shitje-at-ema-hotelling-4403236853
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 23/04/2026 · Skadon 19/01/2027