Posto punë

Ballina / Punët / 3D Motion Graphic Specialist

3D Motion Graphic Specialist

Tring

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Tring TV është në kërkim të një 3D Motion Graphic Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e animacioneve 2D/3D, motion graphics dhe materialeve të ndryshme vizuale për transmetimet televizive, materialet promocionale dhe platformat digjitale.

Kandidati duhet të ketë aftësi kreative dhe teknike, si dhe njohuri në përdorimin e programeve profesionale të dizajnit dhe animacionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të krijojë dhe zhvillojë animacione 2D/3D dhe motion graphics për transmetimet televizive, programacionin sportiv dhe materialet promocionale;
  • Të realizojë spote reklamuese, tituj, grafika televizive dhe elemente të tjera vizuale për programe të ndryshme;
  • Të dizajnojë materiale grafike për rrjetet sociale, banera, pop-up dhe platforma digjitale;
  • Të përpunojë dhe animojë materiale grafike, video dhe elemente të tjera vizuale sipas kërkesave të departamentit;
  • Të bashkëpunojë me ekipin kreativ për zhvillimin dhe realizimin e ideve dhe koncepteve vizuale;
  • Të sigurojë cilësinë teknike, estetike dhe kreative të materialeve të realizuara;

Eksperienca profesionale:

  • Eksperiencë në dizajn grafik, motion graphics dhe animacion 2D/3D;
  • Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programeve Adobe After Effects, Adobe Premiere Pro, Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop;
  • Njohuritë në Cinema 4D ose programe të tjera të modelimit dhe animacionit 3D përbëjnë avantazh;
  • Prioritet do të kenë kandidatët me njohuri në përdorimin e platformave të Inteligjencës Artificiale, si Higgsfield, Dreamina, ElevenLabs, Suno apo platforma të tjera të ngjashme;
  • Njohuritë në përdorimin e platformave si Artlist për muzikë, efekte zanore dhe materiale video përbëjnë avantazh.

Aftësi dhe cilësi:

  • Kreativitet dhe sens i zhvilluar estetik;
  • Vëmendje ndaj detajeve, ngjyrave, tipografisë dhe kompozimit vizual;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afate;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe eksperimentuar me teknologji dhe mjete të reja kreative.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë drejtpërdrejt përmes LinkedIn ose duke dërguar CV-në dhe portofolin e punimeve të realizuara në adresën hr@tring.tv.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen.

Të dhënat personale të kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe do të përpunohen e ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4483478214/

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 30/10/2026 · Skadon 29/12/2026

Punë të ngjashme