Duke ngarkuar...

JUNIOR SOFTWARE DEVELOPER (ITALISHT)

Hitweb.it

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Exe Progetti Srl është një kompani informatike me mbi 30 vite eksperiencë, e specializuar në zhvillimin e zgjidhjeve softuerike për sektorët elektrik, hidraulik, kopshtari, antizjarr dhe ndërtim. Kompania ofron produkte dhe platforma të dedikuara për instalues dhe kompani mirëmbajtjeje në Itali.

Për zgjerimin e ekipit tonë, jemi në kërkim të një Software Developer, të motivuar për të ndërtuar dhe zhvilluar karrierën e tij/saj profesionale.

Përgjegjësitë kryesore:

- Mbështetje në programimin dhe zhvillimin e aplikacioneve
- Pjesëmarrje në analizë, testim dhe përmirësim softueri
- Bashkëpunim me ekipin teknik në projekte të vazhdueshme

Kualifikimet e kërkuara:

- Njohuri bazë/mesatare me SQL
- Njohuri në zhvillim WEB/MOBILE (JavaScript, HTML)
- Njohuri në Delphi dhe/ose .NET (përbën avantazh)
- Njohje e gjuhës italiane në nivel B2 (e detyrueshme)
- Dëshirë për të mësuar, rritur profesionalisht dhe për të punuar në ekip

Çfarë ofrojmë:

- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.
- Mundësi reale për rritje në karrierë dhe kalim në nivel mid-level brenda një kohe të shkurtër.

Apliko duke dërguar CV-në ose na kontakto direkt në LinkedIn.

#Developer #Hiring #ITJobs #SoftwareDeveloper #SQL #DotNet #Delphi #ExeProgetti #LinkedInJobs