Duke ngarkuar...

Project Manager

Rekrutime Agikons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Agikons sh.p.k**
 është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

**Përshkrim i përgjithshëm:**
Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat:

- Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
- Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
- Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
- Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
- Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.
- Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
- Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
- Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
- Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.

Kualifikimet:

- Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e inxhinierise dhe ekonomise.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
- Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
- Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office''.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: 
**hr@agikons.com**