Duke ngarkuar...

Senior Architect

XH&M Group

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Senior Architect

**Kompania:**
XH&M Group

**Adresa:**
Tirana, Albania

**XH&M Group, një kompani e konsoliduar në sektorin e ndërtimit, është në kërkim të një Senior Architect**
për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e projekteve arkitektonike me standard të lartë.

Ky rol kërkon një profesionist me eksperiencë që do të marrë përgjegjësi në zhvillimin, koordinimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike nga faza e konceptit deri në realizim.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- Zhvillimi dhe përpunimi i projekteve arkitektonike në të gjitha fazat e projektimit.
- Hartimi i vizatimeve arkitektonike dhe dokumentacionit teknik.
- Koordinimi me inxhinierë, konsulentë dhe palë të tjera të përfshira në projekt.
- Sigurimi i përputhjes së projektit me standardet teknike dhe rregulloret në fuqi.
- Mbështetja në zhvillimin e koncepteve arkitektonike për projekte të reja.
- Ndjekja e implementimit të projektit gjatë fazës së ndërtimit.

**Kriteret e Pozicionit**

- Diplomë në Arkitekturë.
- Minimumi
**5 vite eksperiencë profesionale**
në projektim arkitektonik.
- Njohuri shumë të mira në
**AutoCAD, Revit, SketchUp ose programe të ngjashme**
.
- Aftësi të mira koordinimi dhe menaxhimi projektesh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi në projekt.

**Çfarë Ofrojmë**

- Mundësi për të punuar në projekte zhvillimi të rëndësishme.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional.

📩
**Nëse jeni të interesuar ju lutemi aplikoni përmes LinkedIn ose dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: a.isufi@xhmconstruction.com**