Duke ngarkuar...

Senior Financial Specialist

Kalaja Talent Consulting

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kerkojme te punesojme
**Financiere Senior**

per nje nga bashkepunetoret tane ne industrine e pllaka dhe hidrosanitare.

Përgjegjësitë kryesore:

📊 Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes në sistem.

📊 Rakordimi i llogarive të klientëve dhe furnitorëve.

📊 Përgatitja e raporteve financiare periodike (ditore/mujore).

📊 Monitorimi i pagesave dhe arkëtimeve.

📊 Mbështetje në përgatitjen e deklarimeve tatimore.

📊 Kontrolli dhe sistemimi i dokumentacionit financiar sipas procedurave të kompanisë.

📊 Bashkëpunim me departamentet e tjera për çështje financiare dhe raportime.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

✔️ Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme.

✔️ Eksperiencë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme.

✔️ Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Dynamics 365 Business Central.

✔️ Njohuri të mira të paketës MS Office (veçanërisht Excel).

✔️ Aftësi analitike dhe organizative.

✔️ Saktësi, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit.

✔️ Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet.

🕒 Kushtet e punës:

E hënë – e premte: 08:30 – 17:00

💰 Paga: 120,000 – 140,000

📩 Të interesuarit të kontaktojnë në 069 40 93 986 ose të dërgojnë CV në:
aviola.isufi@ktc.al