**Qëllimi i Punës**
Arkitekti mbart një pozicion kyç që lidh punën krijuese me ekzekutimin teknik, duke siguruar balancën ndërmjet inovacionit dhe realizueshmërisë së projektit. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e projektit në përputhje me to, krijimin e zgjidhjeve funksionale, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe raportimin e progresit, duke siguruar që projekti të zhvillohet me efikasitet dhe cilësi.
**Përgjegjësitë Kryesore:**
- Analizon dhe studion kontekstin në të cilin propozohet projekti, kushtet e zhvillimit dhe rregulloret urbane sipas legjislacionit në fuqi.
- Bën kërkime për referenca, ide, materiale ndërtimi dhe teknologji të reja që aplikohen në arkitekturë duke u përditësuar në vazhdimësi.
- Krijon koncepte për projektet duke i paraqitur në formë skicash, modelesh 2D dhe 3D apo forma të tjera grafike dhe sugjeron përmirësime për efikasitet funksional dhe estetik.
- Përgatit dokumentacion të detajuar teknik për Leje zhvillimi/ndërtimi dhe projekt zbatimi në përputhje me kërkesat funksionale, ligjore dhe estetike, me një nivel të konsiderueshëm autonomie, nën mbikqyrjen e një arkitekti senior dhe PM.
- Ndjek zhvillimin kreativ/artistik të projektit në mungesë të një arkitekti Senior, gjithmonë nën konsulencen e PM dhe Partnerit që ndjek projektin.
- Zbaton me përpikmëri standardet e projektimit dhe rregulloreve urbane.
- Merr pjesë aktivisht në mbledhjet dhe diskutimet e brendshme të grupit duke parapërgatitur materiale ndihmëse si shënime, skica, harta, tabela, prezantime, etj.
- Përgatit raporte dhe materiale grafike për prezantime brenda zyres, ndaj partnereve, klientëve, institucioneve ose paleve te treta.
- Ndjek komunikimin me konsulentë të jashtëm teknik (struktura, MEP, etj.) dhe institucione për të siguruar integrimin e duhur të disiplinave të ndryshme, sipas udhëzimeve të arkitektit Senior dhe PM.
- Identifikon problematika teknike në projekt dhe propozon zgjidhje në kohë për të shmangur vonesa.
- Asiston në ndjekjen e zbatimit të projektit gjatë ndërtimit, nën mbikqyrjen e arkitektit Senior dhe PM.
- Mbikëqyr dhe udhëzon arkitektët junior në realizimin e detyrave teknike dhe grafike.
- Mbështet procesin e printimit, paraqitjes dhe organizimit të dosjeve të projektit.
- Mban korrespondencë të thjeshtë me institucionet për dorëzime dokumentesh apo kërkesa teknike, nën udhëzimin e PM.
- Mban përgjegjësi për afatet e dorezimit të projektit dhe cilësisë së tij.
- Raporton te arkitekti Senior & PM duke dhënë feedback për rezultatet në baza ditore apo javore.
**Kualifikimet dhe Aftësitë:**
• Diplomë në Arkitekturë (nivel Master);
• 2-5 vite përvojë profesionale në studio projektimi. Eksperienca në fushën e zbatimit përbën avantazh;
• Aftësi të mira në përdorimin e programeve si AutoCAD, Revit, SketchUp, Indesign, Ilustrator, Photoshop dhe MS Office;
• Përdorimi i programeve të Inteligjencës Artificiale përbën avantazh;
• Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup dhe për të komunikuar me palë të brendshme dhe të jashtme;
• Njohuri të mira të legjislacionit në fuqi për ndërtimin dhe dokumentacionin teknik në Shqipëri;
• Aftësi të mira në hartimin e prezantimeve vizuale dhe konceptuale;
• Aftësi për të ndjekur një projekt arkitektonik në të gjitha fazat e tij, nga projekt ideja në projekt zbatim;
• Aftësi analitike dhe të organizimit të punës në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi;
• Njohuri të gjuhës angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh).