Duke ngarkuar...

Inxhinier Përpunues (Progeen Construction)

DM Consulting Services

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**PROGEEN**
 sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

**Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.**

**Pozicioni:**
Inxhinier Përpunues

**Vendndodhja:**
Durrës

**Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:**

- Përgatit të gjitha Shop Drawings strukturore në përputhje me projektin ekzekutiv dhe dokumentacionin kontraktual;
- Verifikon përputhjen e Shop Drawings me planet arkitekturore, MEP dhe detajet ekzistuese të projektit;
- Përgatit Method Statements për të gjitha aktivitetet kryesore strukturore: themele, kolona, trarë, soleta, mure mbajtëse, etj.;
- Harton As-Built Drawings për strukturën, bazuar në punimet reale të kryera në terren;
- Siguron që As-Built Drawings të pasqyrojnë saktësisht çdo devijim nga planet fillestare;
- Përgatit skema krahasuese për përputhjen midis projektit fillestar dhe ndryshimeve gjatë zbatimit;
- Ndihmon në hartimin e RFI-ve për paqartësitë ose mospërputhjet e konstatuara në dokumentacionin struktural;
- Menaxhon dhe ndjek statusin e Submittals, RFI-ve dhe Approvals për të gjitha dorëzimet e strukturës;
- Arkivon të gjitha dokumentet teknike në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar;
- Siguron që të gjitha dokumentet teknike të jenë të përditësuara sipas ndryshimeve të miratuara;
- Ndihmon në hartimin e planeve të kontrollit të cilësisë për punimet strukturore;
- Mbështet teknikisht stafin e zbatimit me dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zbatimin e punimeve.

**Kualifikimet dhe Aftësitë:**

- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
- Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme;
- Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
- Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.

**Përfitimet:**

- Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.