Duke ngarkuar...

Krye Inxhinier (Orion)

ASEL Albania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Përshkrimi

**“ORION” sh.p.**
k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro 30 vite. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes, kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.

**Pozicioni**
: Krye Inxhinier

**Raporton te**
: Menaxheri I Projektit

**Vendndodhja**
: Dhermi

**Përmbledhja e Pozicionit:**
 Krye Inxhinieri merr persiper te ndertoj dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.

Detyrat

**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:**

- Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
- Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen dhe ecurinë e tyre;
- Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
- Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;
- Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
- Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
- Aprovimin e penaliteteve;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
- Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Krye Inxhinieri;
- Detyra të tjera që i ngarkohen;

Kualifikimet

**Edukimi**
: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.

**Kualifikime të tjera:**

- Eksperiencë pune në industri të njëjtë me mbi 5 vite eksperience;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)
- Të ketë punuar me FIDIC në kontrata të tjera, opsionale