Duke ngarkuar...

Drejtues Shitjesh ne Showroom

DEKRA Arbeit Group Albania

Tirana
full_time
Publikuar Sot
📢
**Po rekrutojmë – Drejtues Shitjesh ne showroom-in ne Kashar**

**DEKRA Arbeit Albania**
, në emër të klientit të saj – një kompani shqiptare që operon me sukses në sektorin e tregtisë dhe materialeve të ndërtimit – është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit të tyre të shitjes.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për një profesionist me përvojë që dëshiron të punojë në një ambient dinamik dhe bashkëkohor, ku zhvillimi profesional dhe përkushtimi ndaj cilësisë janë prioritet.

**Detyrat kryesore:**

- Zhvillon dhe zbaton plane strategjike për të arritur objektivat e shitjeve.
- Ndjek realizimin e objektivave të departamentit me stafin dhe i suporton ata gjatë procesit të negociatave.
- Përzgjedh, trajnon, motivon dhe udhëheq ekipin e shitjes.
- Përfaqëson kompaninë në takime me klientë aktualë dhe potencialë, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata.
- Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve në mënyrë të vazhdueshme.
- Harton dhe prezanton raporte të detajuara mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
- Kryen analiza mbi kostot, politikat e çmimeve dhe tendencat e tregut, duke propozuar strategji të reja për rritje të shitjeve.
- Drejton mbledhjet e performancës me ekipin e shitjes.

**Kualifikimet:**

- Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e një ekipi shitjesh, preferohet në industrinë e materialeve të ndërtimit.
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe negocim.
- Aftësi analitike për të interpretuar të dhëna dhe për të marrë vendime strategjike.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.

**Cfare ofrohet:**

Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën.

Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim.

Ambient pune bashkëkohor, mbështetës dhe profesional.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*