Duke ngarkuar...

Talent Acquisition & Operations Coordinator (Remote / Hybrid)

Commercey

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Talent Acquisition & Operations Coordinator (Remote / Hybrid)**

**Commercey – Value Provider Group**

Commercey (www.commercey.co), pjesë e
**Value Provider Group**
, së bashku me Moon Recruit Professionals, është në kërkim të një
**Talent Acquisition & Operations Coordinator**
për të mbështetur projektet tona ndërkombëtare.

Ky rol ofron mundësinë për të punuar në një ambient dinamik dhe në rritje të shpejtë, duke kontribuar në zhvillimin e proceseve të rekrutimit, koordinimit operacional dhe menaxhimit të kandidatëve për projekte në fushat
**BPO, Customer Service dhe Tech Recruitment**
.

**Orari i punës:**
E hënë – E premte, 09:00 – 18:00

**Forma e punës:**
Remote / Hybrid

**Përgjegjësitë kryesore**

• Menaxhimi i proceseve të rekrutimit nga publikimi i vendeve të punës deri në fazën e onboarding

• Screening i kandidatëve, zhvillimi i intervistave fillestare dhe koordinimi me hiring managers

• Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një pipeline kandidatësh për role në Customer Service, Tech dhe BPO

• Koordinimi me partnerët ndërkombëtarë për projekte
**staff leasing**
dhe
**outsourcing**

• Përgatitja e kontratave, dokumentacionit HR dhe verifikimi i compliance sipas ligjeve lokale (Shqipëri, Kosovë dhe BE)

• Mbështetje në operacionet ditore të projekteve të Commercey dhe Moon Recruit Professionals

• Analizë e pagave sipas gjuhës, senioritetit dhe tregut të punës

• Menaxhimi i platformave të rekrutimit

• Raportim javor dhe mujor mbi KPI të rekrutimit dhe operacioneve

• Mbështetje në aktivitetet e
**Business Development**
në një nga
**Business Unit**
të kompanisë (Moon recruit Professionals)

• Kontribut aktiv në proceset e People Growth: ndjekja e performancës së punonjësve, koordinimi i feedback-ut periodik (1:1, review, PIP), mbështetje në zhvillimin e planeve individuale të rritjes dhe forcimi i kulturës organizative në përputhje me vlerat e Value Provider Group

**Trajnimi dhe zhvillimi**

Kandidati/ja do të marrë trajnim të plotë mbi sistemet
**HR dhe CRM të Commercey**
, proceset e rekrutimit ndërkombëtar, si dhe standardet
**GDPR dhe ISO**
të përdorura në
**Value Provider Group**
.

Qëllimi ynë është zhvillimi profesional afatgjatë dhe mundësia e avancimit në role si
**HR Specialist, Recruitment Lead ose Operations Manager**
.

**Kualifikimet e kërkuara**

• Përvojë në Talent Acquisition, HR ose Recruitment (minimum 2 vite preferohen)

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (niveli B2/C1)

• Njohja e gjermanishtes ose frëngjishtes konsiderohet vlerë e shtuar

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi

• Njohuri të paketës Microsoft Office dhe LinkedIn Recruiter

• Njohuri bazë mbi e-commerce ose BPO (avantazh)

• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ambient remote

• Përgjegjësi dhe orientim të fortë ndaj rezultateve

• Nivel i lartë i inteligjencës emocionale, aftësi për t’u përshtatur me vlerat dhe kulturën e kompanisë, për të kuptuar komunitetin e Value Provider Group dhe për të sjellë vlerë të shtuar përmes një qasjeje të orientuar drejt njerëzve dhe zhvillimit

**Ofrohet**

• Pagesë konkurruese sipas eksperiencës

• Trajnime profesionale dhe mundësi udhëtimi për projekte në
**BE**

• Mundësi zhvillimi brenda
**Value Provider Group**

**Aplikimi**

Dërgoni CV në:
**hr@commercey.co**

Website: www.commercey.co www.moonrecruit.com

Tel:
**068 80 00 815**