Duke ngarkuar...

Supervizor/e Rezervimesh

AgiKons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Supervizori i Rezervimeve është përgjegjës për menaxhimin, mbikëqyrjen dhe optimizimin e procesit të rezervimeve në të gjitha kanalet dhe strukturat e ATDG. Ai/ajo siguron përvojë të shkëlqyer për klientët, koordinim të brendshëm efektiv dhe rritje të vazhdueshme të performancës së ekipit dhe të ardhurave.

**DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË:**

- Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të rezervimeve dhe zbatimi i standardeve të cilësisë në të gjitha ndërfaqet me klientët.
- Trajnimi dhe ndihma teknike për agjentët e rezervimeve; ndarja e praktikave më të mira dhe mbështetje për përmirësim të vazhdueshëm.
- Menaxhimi i rezervimeve nëpërmjet sistemit të menaxhimit hotelier (PMS), channel manager dhe platformave të tjera për OTA-t.
- Përgatitja dhe dërgimi i raporteve javore/mujore mbi ecurinë e rezervimeve dhe trendeve të kërkesës kthimin e kerkesave sipas kanave te shitjes ne rezervime ( conversion rate) per cdo agjent
- Zgjidhja e çështjeve të ndërlikuara dhe ankesave, veçanërisht për klientët OTA dhe VIP dhe partnerët strategjikë , ndjekja eankesave me strukturen respective deri ne zgjidhjen e problematikes dhe orientimin e stafit te perfshire mbi standartet qe duhet ndjekur ne situate te ngjashme si dhe komunikimi me klientin duke I ofruar sipas rastit nje zgjdhje alternative apo nje gift card ne shenje vleresimi
- Pergjegjes per implementimin dhe zbatimin e programin e besnikerise nga stafi i FO te strukturave akomoduese si dhe mbajtja e kontakteve personale me kliente VIP , si dhe raportimi javore/mujore i ecurise se programit te besnikerise
- Koordinimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të vazhdueshme me agjencitë turistike lokale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë, mardheniet kontraktuale ndarjen e tarifave, përditësimin e kapaciteteve dhe garantimin e rezervimeve preferenciale.
- Koordinimi i kërkesave të klientëve VIP për jahtin luksoz
*Blue Dream*
, duke siguruar një përvojë të personalizuar nga momenti i kontaktit deri në përfundimin e shërbimit (paketa, itinerari, kërkesa speciale etj.).
- Sigurimi i fluksit të informacionit ndërmjet departamentit të rezervimeve dhe departamenteve të tjera (recepsion, housekeeping, F&B, evente) për rezervime speciale, grupe apo ngjarje.
- Mbështetja në hartimin dhe përmirësimin e politikave të anulimit, pagesave, modifikimeve dhe standardeve të shërbimit.
- Hartimi dhe sygjerimi I ofertave promocionale per secilen strukture akomoduese dhe cdo pike shitje ( Spa , pishina, Bare , Gym etj..)
- Kontribut në zhvillimin e procedurave të reja teknologjike dhe të sistemeve për menaxhimin më efikas të rezervimeve.
- Trajnimi I stafit te ri te FO dhe te pikave te shitjes ne strukturat akoduese mbi procedurat e shitjes dhe standartin e sherbimeve dhe komunikimit ne ATDG si dhe sigurimi nepermjet mistery shoping qe stafi egzistues ti permbahet standartit te komunikimit dhe sherbimit te percaktuar nga departamentit I shitjeve bazuar ne standartet e ATDG.

**KUALIFIKIME DHE AFTËSI TË KËRKUARA:**

- Diplomë universitare në fushat e Turizmit, Menaxhimit Hotelier, Biznesit ose ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme (min. 2–5 vite) në fushën e rezervimeve në struktura premium ose grupime hotelesh.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e sistemeve PMS dhe platformave rezervuese online.
- Aftësi të larta në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët VIP dhe bashkëpunëtorët institucionalë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha e dytë përbën avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, delegim, analizë dhe zgjidhje problemesh në kohë reale.
- Orientim i fortë drejt rezultateve, cilësisë dhe përvojës së klientit.

Te interesuarit te kontaktojne ne nr +355 68 6480086