HR Specialist – Albanian Nationals Only
Crowne Plaza Durres by IHG
***Rreth pozicionit***
***Ky pozicion ofrohet nga një hotel i menaxhuar nga një operator i pavarur dhe jo drejtpërdrejt nga IHG apo degët e saj. Duke aplikuar për këtë vend pune, ju po aplikoni pranë një hoteli që operon në bazë të një marrëveshjeje franchise me IHG.***
HR Specialist është përgjegjës/e për administrimin e përditshëm të proceseve të Burimeve Njerëzore, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin shqiptar të punës dhe standardet e IHG. Pozicioni mbështet operacionet e hotelit përmes menaxhimit korrekt të dokumentacionit, sistemeve HRIS, proceseve të pagave dhe marrëdhënieve me punonjësit, duke kontribuar në një mjedis pune sa m
ë
profesional.
**Detyrat Kryesore**
• Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave të punonjësve në sistemet HRIS dhe të pagave (eksperienca me Microsoft Dynamics 365 përbën avantazh).
• Administrimi i dosjeve të personelit (staf vendas dhe ndërkombëtar), duke garantuar saktësi dhe konfidencialitet.
• Arkivimi fizik dhe elektronik i dokumentacionit sipas kërkesave ligjore dhe standardeve të IHG.
• Përgatitja e kontratave të punës, shtesave kontraktuale dhe dokumentacionit përkatës.
• Kontrolli periodik dhe “flash audit” i departamenteve për listë-prezencën (time attendance) dhe ndjekja e permiresimeve të nevojshme.
• Trajtimi i kërkesave dhe pyetjeve të punonjësve lidhur me çështjet e pagave dhe HR, rastet më komplekse referohen tek drejtuesi përkatës i Departamentit për zgjidhje të përbashkët
• Përgatitja dhe verifikimi i të dhënave për përpunimin e pagave në bashkëpunim me Departamentin e Financës.
• Mbështetje në procesin e rekrutimit, përfshirë publikimin e njoftimeve, përzgjedhjen paraprake (screening), intervistat fillestare dhe procesin e onboarding.
• Koordinimi i procesit të orientimit dhe integrimit të punonjësve të rinj sipas standardeve të brand-it.
• Përgatitja e dokumentacionit të pranimit në punë.
• Pjesëmarrje profesionale në takime disiplinore, procese të ndërprerjes së marrëdhënies së punës dhe investigime të brendshme, në zbatim të Rregullores së Brendshme të Personelit të Crowne Plaza Durrës dhe Kodit Etik.
• Bashkëpunimi me institucionet shtetërore (Tatime, Sigurime Shoqërore, Migracion etj) për stafin shqiptar dhe të huaj.
• Mbështetje në aplikimin e proceseve te lejeve unike për punonjësit e huaj.
**Kualifikimet**
• Diplomë universitare në Menaxhim, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 3 vite eksperiencë në HR Administration / Menaxhim Personeli
• Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe procedurave administrative.
• Eksperiencë me sisteme HRIS (njohja e Microsoft Dynamics 365 përbën avantazh).
• Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikimi.
• Integritet i lartë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në shkrim dhe komunikim); njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
**Ju lutemi vini re:**
*Pasi të dërgoni CV-në tuaj, ajo do të shqyrtohet me korrektësi nga ana jonë. Vetëm kandidatët që përmbushin plotësisht kriteret e mësipërme do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes. Faleminderit për mirëkuptimin.*
*Per kontakt: +355682001667 e mail: hr@cpdurres.com*