Duke ngarkuar...

Juriste

Klar Sh.P.K

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrimi i Kompanisë**

Klar Sh.P.K është një kompani udhëheqëse në fushën e ndërtimit, me një portofol projektesh të rëndësishme të realizuara nga një ekip profesional dhe i përkushtuar.

Në kuadër të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të strukturës sonë organizative, jemi në kërkim të një
**Juriste**
për t’iu bashkuar Departamentit Ligjor.

**Përgjegjësitë Kryesore**

• Kryen verifikime ligjore dhe përgatit dokumentacion për projektet e zhvillimit.

• Harton dhe rishikon kontrata me klientë, partnerë dhe furnitorë.

• Ndjek procedurat administrative dhe aplikimet përkatëse.

• Monitoron zbatimin e detyrimeve kontraktore dhe afateve ligjore.

• Mbështet proceset e financimit dhe dokumentacionin përkatës.

• Ndjek çështje të ndryshme në bashkëpunim me departamentin.

• Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për procese administrative ose gjyqësore.

• Siguron arkivim dhe organizim të dokumentacionit ligjor të projekteve.

**Kualifikimet**

• Diplomë në Drejtësi.

• Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale.

• Njohuri shumë të mira të së drejtës civile, tregtare dhe administrative.

• Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të disa projekteve paralelisht.

• Qasje praktike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.

*\*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.\**

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në email-in:
**burimenjerezore@klar.al**
ose aplikoni përmes Easy Apply në Linkedin.