Duke ngarkuar...

Help Desk Operator

Telelink Infra

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
***Titulli i Rolit:***
*Operator/e (Help Desk)*

***Departamenti:***
*Fix Network*

***Raporton tek :***
*Menaxheri Projektit*

***Vendi i punës:***
*Vlore, Shqipëri*

***Lloji i punës:***
*Kohë e plotë*

Në Telelink Infra, ne mirëpresim si profesionistët me përvojë, ashtu edhe ata të rinj me ide të freskëta — të gjithë të bashkuar nga dëshira për t’i kthyer idetë ambicioze në realitet. Nëse dëshironi të ndërveproni me klientët dhe të mbështesni proceset e biznesit në një kompani lider në industrinë e telekomunikacionit, ky është momenti juaj për të shkëlqyer.

***Rreth Pozicionit***

Po kërkojmë një Operator/e të motivuar dhe të aftë, i/e cili/a do të menaxhojë komunikimin me klientët, kërkesat administrative dhe do të ofrojë mbështetje teknike bazike. Kandidati i ideal do të jetë i përkushtuar, me orientim drejt zgjidhjes së problemeve dhe i gatshëm të luajë një rol kyç në sigurimin e një përvoje pozitive për klientët tanë.

***Detyrat kryesore:***

- Përgjigjja dhe trajtimi i thirrjeve telefonike, email-eve dhe kanaleve të tjera të komunikimit nga klientët.
- Identifikimi dhe dokumentimi i problemeve të klientëve dhe eskalimi i çështjeve prioritare te menaxhmenti i lartë ose ekipet teknike.
- Ofrimi i udhëzimeve dhe zgjidhjeve teknike për përdoruesit, përfshirë instalime, konfigurime dhe përdorim të softuerëve të kompanisë.
- Monitorimi dhe ndjekja e tiketave në sistemin e Help Desk-it për të siguruar zgjidhje të shpejta dhe të sakta.
- Bashkëpunimi me ekipet teknike për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve të avancuara.
- Mbajtja e dokumentacionit dhe raporteve të aktiviteteve ditore, si dhe përmirësimi i procedurave të mbështetjes.
- Sigurimi i një përvoje pozitive për klientët duke komunikuar në mënyrë profesionale dhe të qartë.

***Kualifikimet:***

- Arsim i mesëm ose i lartë; arsimi profesional në IT ose Telekomunikacion përbën avantazh.
- Eksperiencë e mëparshme në shërbim ndaj klientit ose mbështetje teknike është e dëshirueshme.
- Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
- Njohuri kompjuterike bazë (MS Office); njohuri mbi sistemet e menaxhimit të Help Desk-it përbën avantazh.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave të ndryshme.
- Përshtatshmëri dhe gatishmëri për të punuar në një ambient me ritëm të shpejtë.
- Aftësi për të punuar si individualisht ashtu edhe në ekip.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur përbën avantazh.

Aplikoni sot për të qenë pjesë e ndërtimit të të ardhmes së infrastrukturës dhe telekomunikacionit!

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: 
HRAlbania@telelinkinfra.com
 ose të kontaktojnë në numrin: +355 68 802 3038