Duke ngarkuar...

Financial Accountant

EliteAccountingAlbania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Ofertë Pune – Ekonomiste Kontabël​**

**Elite Accounting Albania**

Vendndodhja: Tiranë

Pozicioni: Ekonomiste Kontabël (F) / Financial Accountant

Orari: I plotë / Full Time

**Elite Accounting Albania është një studio kontabiliteti e themeluar në Shkurt të vitit 2008, me përvojë të konsoliduar në ofrimin e shërbimeve financiare për individë dhe biznese të çdo madhësie. Prej më shumë se 15 vitesh, jemi një partner i besuar për raportime financiare, deklarime tatimore, konsulencë fiskale, planifikim financiar, regjistrim biznesesh dhe shërbime përputhshmërie me ligjin përmes platformave elektronike shtetërore.**

**Jemi në kërkim të një profesionisti që i kupton vlerat e saktësisë, besimit, dhe punës me përkushtim.**

**Kërkesat për Kandidatët:**

- Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet \*

- Diplomë Master në Kontabilitet ose Auditim \*

- Minimum 1-2 vite përvojë pune në kontabilitet

- Zotërim shumë i mirë praktik i Financa 5 \*

- Eksperiencë me platformat: tatime.gov.al, e-Albania, fiskalizimi

- Njohuri të qarta mbi ligjin tatimor dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar

- Njohje të mira të paketës Microsoft Office

- Njohuri profesionale të gjuhës angleze ose italiane

**\*Aplikimet per kandidatë të cilët nuk kanë përfunduar ciklin e studimeve master nuk do merren parasysh.**

**Përgjegjësitë Kryesore:**

- Mbajtje dhe azhornim i regjistrave kontabël të klientëve

- Përgatitje mujore dhe vjetore e pasqyrave financiare

- Hartim dhe dorëzim i deklaratave tatimore në afat

- Komunikim profesional me klientët për çështje fiskale dhe financiare

- Sigurimi i përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi

- Përcjellje dhe zbatim i ndryshimeve në legjislacionin tatimor

**Cilësitë që Kërkojmë:**

- Integritet dhe përkushtim profesional

- Aftësi analitike dhe organizative

- Përgjegjshmëri ndaj afateve dhe saktësisë në punë

- Komunikim i qartë dhe etik me klientët

- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup

- Qëndrueshmëri nën presion dhe orientim drejt zgjidhjes

**Çfarë Ofrojmë:**

- Mjedis pune profesional dhe me standarde të larta

- Mundësi reale për rritje dhe avancim profesional

- Ekspozim ndaj një game të gjerë klientësh dhe raste konkrete me nivel të lartë kompleksiteti

- Trajnim dhe mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm të njohurive

\*Për të aplikuar, dërgo CV-në në adresën e email-it:

- **[eliteoffice333@gmail.com]**