Duke ngarkuar...

Specialist Marketingu (Rinova X Group)

ASEL Albania

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Rinova X Group**
 është një kompani lider në treg dhe grupi më i besuar i shitjes me pakicë dhe shumicë në Shqipëri.

Me mbi 30 vite eksperiencë, kompania është tashmë një organizatë kombetare me disa divizione shitjesh:

*Super Star Market*
 - Rrjeti i Supermarketeve me standart Europian.

*Yes Cash&Carry*
 - platforma tregtare për bizneset dhe furnizuesit e gastronomisë, si dhe rrjeti i distribucioni në nivel kombetare.

Të gjithë ata që duan ti bashkohen ekipit, për të fuqizuar veten dhe biznesin, tek ne do të gjeni standartet më të larta profesionale.

***Rinova X Group***
 është duke kërkuar
**Specialist Marketingu.**

*Kërkojmë një Specialist Marketingu energjik dhe kreativ, i cili do të kontribuojë në rritjen e imazhit të markës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve tona në treg.*

**Detyrat kryesore**

- Planifikimi dhe ekzekutimi i aktiviteteve të marketingut.
- Organizimi i fushatave promocionale për produktet e kompanisë.
- Menaxhimi i përmbajtjes në rrjetet sociale dhe kanalet online.
- Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve dhe furnizimit për promovime dhe oferta.
- Analiza e tregut dhe konkurrencës.
- Krijimi i materialeve promocionale (broshura, postera, njoftime).
- Monitorimi i performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve.

**Kualifikimet e kërkuara**

- Arsim i lartë në Marketing ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë minimale 1–2 vite në marketing ( preferenciale retail).
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe mjeteve të marketingut online.
- Kreativitet dhe aftësi për të punuar me fushata promocionale.
- Njohuri të mira të programeve të dizajnit .
- Organizim, iniciativë dhe fokus në rezultate.

**Çfarë ofrojmë**

- Pagë konkurruese + bonuse sipas performancës.
- Ambient profesional dhe mundësi rritjeje.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në zhvillim të shpejtë.