Duke ngarkuar...

Sales Manager

Kalaja Talent Consulting

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kerkojme te punesojme Menaxher Shitjesh per nje nga bashkepunetoret tane ne industrine e-cmmerce.

Menaxheri i shitjeve duhet te udhëheqë ekipe, të krijojë marrëdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët, dhe të marrë përgjegjësi të plotë për rritjen e tregut.

Profili ideal është një person që kombinon aftësitë e shitjes, mendimin strategjik dhe qasje praktike (hands-on) në ekzekutim.

Nëse e doni botën e veturave, keni përvojë në shitje ose menaxhim tregu, dhe dëshironi të ndërtoni diçka nga fillimi me potencial të madh rritjeje, kjo është mundësia ideale për ju. Klientët tanë nuk kërkojnë thjesht një shitës – ata kërkojnë një këshilltar dhe lider të besueshëm, që i udhëzon me transparencë, ndershmëri dhe profesionalizëm.

Përgjegjësitë tuaja kryesore

● Udhëheqja dhe ekzekutimi i strategjisë së shitjeve .

● Menaxhimi i gjithë funnel-it të shitjes: nga leads, te oferta, shitja dhe dorëzimi.

● Ndërtimi, menaxhimi dhe zhvillimi i një ekipi lokal të shitjeve.

● Komunikim shumëkanalësh me klientët: telefon, online dhe takime fizike.

● Sigurimi i një eksperience premium për klientin, transparente dhe profesionale.

● Përdorimi i teknologjisë dhe të dhënave (CRM, raporte performance) për përmirësim të vazhdueshëm.

● Bashkëpunim i ngushtë me ekipet rajonale dhe HQ për operacione, marketing dhe rritje.

● Kontribut aktiv në ndërtimin e brand-it në tregun shqiptar.

● Pergjgjësi të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.

Aftësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara

● Aftësi të forta në shitje, negocim dhe udhëheqje ekipesh.

● Përvojë në menaxhimin e klientëve dhe ndërtimin e besimit afatgjatë.

● Pasion dhe njohuri për industrinë e veturave.

● Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

● Mendësi ambicioze dhe orientim i fortë drejt rezultateve.

● Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi.

● Njohja e tregut shqiptar është një avantazh i madh.

● Njohuri të gjuhës shqipe (domosdoshmëri) dhe anglishtes (e nevojshme).

Rruga e Zhvillimit – Country Manager Ky rol është projektuar si pozitë fillestare drejt Country Manager për Shqipërinë. Kandidati që demonstron performancë të lartë do të marrë përgjegjësi të plota për:

● P&L

● Zgjerimin e ekipit

● Koordinimin e marketingut

● Strategjinë dhe rritjen e tregut

📩 Apliko duke dërguar CV-në në: aviola.isufi@ktc.al ose telefono ne numrin 0694093986.