**PROGEEN sh.p.k.**
është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
**Pozicioni:**
Drejtues Magazine dhe Logjistike
**Vendndodhja:**
Tiranë
**Përmbledhja e Rolit:**
Drejtuesi i Magazinës dhe Logjistikës bën të mundur lëvizjen e njerëzve, pajisjeve, makinerive dhe materialeve ndërmjet kantiereve, magazinave etj. Ai ka në përgjegjësinë e tij të gjithë mjetet, makineritë, shoferët, manovratorët dhe ka për detyrë të rregullojë lëvizjet ditore të mallrave, makinerive, mjeteve si edhe mirëmbajtjen e tyre. Për përmbushjen e detyrave ai duhet të mbajë komunikim të vazhdueshëm dhe të koordinojë me drejtuesit e kantiereve dhe projekt menaxherët, departamentin e financës dhe prokurimeve etj.
**Detyrat Dhe Përgjegjësitë**
- Kontrolli dhe monitorimi i inventarit fizik dhe mirëmbajtja e tij (Magazina Qendrore dhe magazinat e kantiereve të tjera të kompanisë).
- Monitorimi i lëvizjeve të materialeve nga Magazina Qendore në kantiere, anasjelltas dhe ndërmjet kantiereve.
- Përgjegjës për kontrollin dhe përmirësimin e mbarëvajtjes së punës të magazinierit kryesor, si dhe magazinierëve të kantiereve të tjera, si dhe përcaktimi i detyrave dhe afateve për punët e caktuara.
- Përgjegjës për raportimin e gjendjes fizike të inventarit çdo fund muaji.
- Koordinimi i lëvizjes së mjeteve, pajsjeve dhe veglave të punës, ndjekja e lëvizjeve nëpërmjet sistemit GPS.
- Kontrolli i mbajtjes së të dhënave dhe plotësimi i kartelave të mirëmbajtjes së mjeteve, pajisjeve dhe veglave të punës, duke evidentuar kantierin në të cilën ndodhen, përfshirë historikun e mirëmbajtjes së riparimeve për secilen prej tyre.
- Organizimi dhe shpërndarja e shoferëve / manovratorëve sipas nevojave ditore.
- Rakordimi dhe raportimi mbi normativat e konsumit të mjeteve të kompanisë, duke u bazuar në tabelat e hartuara në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve.
- Menaxhimi i shërbimeve të transportit, ngarkim – shkarkim dhe shërbime speciale me makineri me palë të treta sipas nevojave të kantiereve.
- Asistimi në ngritjen e kantiereve të reja dhe lidhja me infrastrukturen.
**Kualifikimet Dhe Kërkesat**
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e ndërtimit, financës, menaxhimit apo fusha të tjera të ngjashme;
- Eksperiencë pune të ngjashme në fushën e ndërtimit mbi 3 vjet;
- Aftësi të forta analitike dhe menaxhuese;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
**Përfitimet**
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
**Mënyra e Aplikimit**
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën
**hr@progeen.com**
(duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera
**.**
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”*