**Bashkohu me Dream Auto Albania sh.a: Konsulent Shitjesh**
Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durrës, Km.4| Full-time |
**Mid–Level**
**Dream Auto Tirana sh.a.**
operon në sektorin automotive, e krijuar për të zhvilluar aktivitetin e importit, tregtimit, sherbimit dhe mbështetjes së BYD
*një marke automotive e njohur në nivel globa*
l, me fokus në ofrimin e një eksperience dealership profesionale, të besueshme dhe në përputhje me standarde të larta ndërkombëtare. Me nisjen e aktivitetit të BYD në tregun shqiptar, Dream Auto Tirana synon të zhvillojë dhe forcojë praninë e markës në vend, duke ofruar automjete dhe shërbime në përputhje me standardet ndërkombëtare të markës dhe një eksperiencë profesionale e cilësore për klientët.
Një pjesë thelbësore e kësaj faze të zhvillimit është zgjerimi i aktivitetit të shitjes dhe forcimi i pranisë së markës në treg, përmes zhvillimit të kanaleve të shitjes, krijimit të mundësive të reja tregtare dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Për këtë arsye, kërkojmë një
**Konsulent Shitjesh**
, i/e cili/a do të ketë një rol aktiv në përfaqësimin profesional të shoqërisë dhe markës, identifikimin dhe zhvillimin e klientëve dhe mundësive të reja të shitjes, si dhe ndjekjen e tyre përmes kanaleve të ndryshme të shitjes. Konsulenti/ja do të menaxhojë procesin e shitjes me një qasje këshilluese dhe fokus drejt rezultateve, nga kontakti i parë dhe prezantimi i automjetit deri te negocimi, finalizimi i marrëveshjes dhe dorëzimi, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe siguruar një eksperiencë profesionale dhe cilësore në përputhje me standardet e markës.
**Çfarë përfshin roli**
· Identifikon dhe kontakton në mënyrë aktive klientë potencialë, duke krijuar mundësi të reja shitjeje dhe kontribuar në zgjerimin e bazës së klientëve.
· Mirëpret klientët dhe siguron një eksperiencë profesionale gjatë gjithë procesit të shitjes, në përputhje me standardet e markës.
· Zhvillon dhe ndjek mundësitë tregtare përmes kanaleve të ndryshme të shitjes, përfshirë showroom-in, kontaktet direkte, kanalet digjitale, referimet, eventet dhe klientët biznes.
· Identifikon nevojat e klientit dhe propozon automjetin, konfigurimin, financimin dhe shërbimet shtesë më të përshtatshme.
· Prezanton automjetet, karakteristikat dhe avantazhet e tyre, si dhe organizon test drive dhe demonstrime sipas nevojës.
· Përgatit oferta tregtare, negocion dhe ndjek në mënyrë aktive klientët dhe lead-et deri në finalizimin e shitjes.
· Punon për realizimin e objektivave individuale të shitjes dhe identifikon vazhdimisht mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
· Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët, duke krijuar mundësi për referime, shitje të përsëritura dhe mundësi të tjera tregtare.
· Koordinon me funksionet përkatëse për finalizimin e dokumentacionit, pagesës, regjistrimit dhe dorëzimit të automjetit.
· Mban të përditësuar CRM-in me kontaktet, lead-et, ofertat dhe statusin e shitjeve dhe përgatit raportimet përkatëse mbi aktivitetin tregtar.
· Bashkëpunon me Marketingun dhe funksionet e tjera për fushata, evente, lançime dhe iniciativa që mbështesin gjenerimin e lead-eve dhe shitjeve.
· Respekton standardet e markës, procedurat e shitjes, etikën profesionale dhe politikat tregtare të shoqërisë.
**Kandidati/ja ideal/e sjell:**
· Arsim i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Minimum 2 vite përvojë në shitje, zhvillim biznesi ose role të orientuara drejt klientit.
· Njohuri të mira mbi procesin e shitjes, prezantimin e produkteve dhe ndjekjen e klientëve.
· Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
· Orientim të fortë drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave të shitjes.
· Aftësi organizative për të menaxhuar njëkohësisht klientë, lead-e, oferta dhe ndjekjen e tyre.
· Njohuri të mira në përdorimin e sistemeve CRM, paketës Microsoft Office dhe aplikacioneve të shitjes.
· Njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Paraqitje profesionale, sjellje korrekte dhe integritet në përfaqësimin e shoqërisë dhe markës.
**Përbëjnë avantazh:**
· Përvoja në sektorin automotive.
· Përvoja në zhvillimin aktiv të klientëve të rinj dhe gjenerimin e mundësive të reja të shitjes.
· Eksperienca në menaxhimin e klientëve përmes kanaleve të ndryshme të shitjes.
· Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.
**Çfarë ofrojmë**
· Një rol kyç në zhvillimin e aktivitetit të shitjes dhe marrëdhënieve me klientët.
· Mundësinë për të kontribuar në zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të markës dhe në një fazë të rëndësishme të rritjes së biznesit.
· Mundësinë për të punuar me një markë të njohur ndërkombëtare.
· Mjedis profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
· Hapësirë për iniciativë, përgjegjësi dhe rritje profesionale.
· Paketë kompensimi konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
**Aplikimi:**
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në:
**communication@automaster.al;**
**Afati i aplikimit:26.09.2026; Objekti i email-it: Konsulent Shitjesh**