Duke ngarkuar...

Freelance Content Creator

AlbCaptions

/job-details/9906

Tirana
contract
Publikuar Sot
**Rreth AlbCaptions**

AlbCaptions është platformë AI për transkriptimin dhe titrimin e videove, e ndërtuar posaçërisht për shqipen, në çdo dialekt.

Përdoret nga content creator-a, video editor-a dhe redaksi që përpunojnë orë të tëra material çdo javë.

Tani po lançojmë versionin e ri të platformës, me një editor të ri, përkthim, krijim klipesh, transkriptim live, plugin për Premiere dhe një platformë të dedikuar për ekipe dhe biznese.

**Roli**

Po kërkojmë një
**content creator freelance**
për të na ndihmuar të ndërtojmë praninë e AlbCaptions në LinkedIn.

Kërkojmë dikë që di të gjejë ide interesante, t’i kthejë në content që ia vlen të lexohet dhe të kuptojë çfarë funksionon në LinkedIn.

**Çfarë do të bësh**

- Gjen dhe zhvillon ide për LinkedIn posts rreth AI, content creation, video, media dhe AlbCaptions
- Shkruan postime, hooks dhe koncepte për content
- Kthen funksionalitete dhe zhvillime të produktit në content interesant dhe të kuptueshëm
- Eksperimenton me formate dhe kënde të ndryshme për të rritur engagement
- Punon me designer-in për të kthyer idetë në postime vizuale
- Ndihmon në ndërtimin e një content calendar dhe në planifikimin e postimeve
- Analizon performancën e content-it dhe propozon ide të reja bazuar në atë që funksionon

**Çfarë kërkojmë**

- Eksperiencë në krijimin e content-it për LinkedIn ose social media
- Portfolio me postime ose shembuj content-i që ke krijuar
- Kuptim të mirë të hooks, storytelling-ut dhe mënyrës si funksionon LinkedIn
- Aftësi për të marrë një ide dhe për ta kthyer në content të thjeshtë, interesant dhe të vlefshëm
- Interes për AI, tech, content creation ose media
- Aftësi për të punuar shpejt, për të eksperimentuar dhe për të marrë feedback

**Si funksionon**

- Kontratë freelance për projekt, me pagesë fikse
- Punë online, me takime në Tiranë kur është e nevojshme

**Si të aplikosh**

Dërgo një email tek hello@albpcations.com:

1. 2 deri në 3 shembuj të content-it tënd
2. Linkun e profileve ku ke punuar, nëse ka