Duke ngarkuar...

Web Copywriter

AlbCaptions

/job-details/9899

Tirana
contract
Publikuar Sot
**Rreth AlbCaptions**

AlbCaptions është platformë AI për transkriptimin dhe titrimin e videove, e ndërtuar posaçërisht për shqipen, në çdo dialekt.

Përdoret nga content creator-a, video editor-a dhe redaksi që përpunojnë orë të tëra material çdo javë.

Tani po lançojmë versionin e ri të platformës, me një editor të ri, përkthim, krijim klipesh, transkriptim live, plugin për Premiere dhe një platformë të dedikuar për ekipe dhe biznese.

**Roli**

Po kërkojmë një
**copywriter freelance**
për tekstet e website-it të ri.

Puna përfshin dy faqet kryesore, një për përdoruesit individualë dhe një për bizneset, si edhe faqen e çmimeve, FAQ-të dhe “Rreth nesh”.

Strukturën dhe draftet e para i kemi gati. Na duhet dikush që di t’i marrë këto materiale dhe t’i kthejë në copy të qartë dhe të mprehtë.

**Çfarë do të bësh**

- Rishkruan copy-n e website-it në shqip për dy audienca: content creator-a dhe video editor-a, me një ton të drejtpërdrejtë, dhe drejtues redaksish e kompanish, me një ton më të qartë dhe profesional
- Kthen funksionalitete teknike, si ndarja e folësve, eksporti në .srt dhe kuotat e ekipit, në copy që kuptohet menjëherë
- Shkruan headline, copy për butona dhe FAQ
- Punon ngushtë me ne ndërsa ndërtohet dizajni, që copy dhe dizajni të funksionojnë mirë bashkë
- Merr pjesë në 1 deri në 2 raunde feedback-u dhe rishikimesh

**Çfarë kërkojmë**

- Shqipja si gjuhë amtare dhe shkrim shumë i pastër, me ndjeshmëri për mënyrën si flitet dhe shkruhet si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë
- Portfolio me punë për website-e, produkte digjitale ose marka. Eksperienca me tech ose SaaS është plus
- Aftësi për të shkruar shkurt dhe për ta bërë një ide të qartë me sa më pak fjalë
- Anglishte e mirë për të lexuar brief-e, referenca dhe materiale të tjera
- Respekt për afatet dhe gatishmëri për të marrë feedback dhe për ta zbatuar

**Si funksionon**

- Kontratë freelance për projekt, me pagesë fikse
- Punë online, me takime në Tiranë kur është e nevojshme

**Si të aplikosh**

Dërgo një email tek
hello@albcaptions.com
:

1. 2 deri në 3 shembuj të punëve të tua
2. Çmimin për projektin ose tarifën për orë