Duke ngarkuar...

Sales Agent

Iluminators Group

/job-details/9848

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Iluminators Group po kërkon Agjent Shitjesh për Produkte Teknologjike!

Jemi në kërkim të një personi energjik, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili ka aftësi në shitje dhe një kuptim të mirë të produkteve teknologjike.

Nëse të pëlqen teknologjia, ke eksperiencë në shitje dhe di të kuptosh nevojat e klientëve për t'u ofruar zgjidhjen e duhur, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.

Përgjegjësitë kryesore:

- Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë.
- Prezantimi dhe shitja e produkteve dhe shërbimeve teknologjike.
- Kuptimi i nevojave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Ndjekja e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e kontratës.
- Arritja e objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve.

Kërkesat:

- Eksperiencë e mëparshme në shitje të produkteve teknologjike.
- Njohuri të përgjithshme dhe interes për teknologjinë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për t'i kthyer ato në mundësi shitjeje.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Përvojë me produkte, software, shërbime IT ose zgjidhje dixhitale do të konsiderohet avantazh.

Çfarë ofrojmë:

- Rrogë bazë konkurruese.
- Komision për çdo shitje të realizuar.
- Mundësi për të rritur ndjeshëm të ardhurat në bazë të performancës.
- Mundësi zhvillimi profesional në industrinë e teknologjisë.
- Një ambient pune dinamik dhe mundësi për të punuar me produkte inovative.

Nëse mendon se je personi i duhur, na kontakto duke dërguar CV-në ose një mesazh direkt.